Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

VMRO-DPMNE: Filipçe dhe Zaev janë rreziku numër një për shëndetin e qytetarëve

Shkup, 6 nëntor, zhurnal.mk – Nga partia opozitare VMRO-DPMNE përmes një kumtese me shkrim thonë se Filipçe dhe Zaev janë rreziku numër një për shëndetin e qytetarëve.

“Gjatë 24 orëve të fundit humbën jetën 13 persona, ndërsa kemi numër rekord prej 1.275 të infektuar. Maqedonia me Filipçen dhe Zaevin mban rekord të zi në rajon dhe më gjerë për nga numri i të infektuarve, me 12.762 raste aktive dhe 1.084 të vdekur nga coronavirusi. Ata nuk janë numër i thjeshtë, ata janë prindër, fëmijë, vëllezër, motra, familjarë dhe miq”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Ata shtojnë se derisa qytetarët vdesin nga virusi, ministrat testohen falas dhe kanë terrapi ekstra.

“Në realitet qytetarët me ditë presin për testim, njeriu ka humbur jetën duke pritur ndihmë gjithë ditë, tjetri në Kërçova ka marrë infuzion në oborr të spitalit, për çdo ditë dëgjojmë thirrje të pacientëve në spitalet shtetërore të cilët kërkojnë të hospitalizohen, ndërsa spitalet janë të mbushura, ndërsa të sëmurët kronikë nuk mund të marrin mbrojtje shëndetësore dhe kujdes”, thonë nga kjo parti.

Sipas tyre, Filipçe do të shkruhet me germa të zeza në shëndetësinë e Maqedonisë dhe se ai tregon paaftësi të menaxhojë me krizën.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...