Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

VMRO-DPMNE: Filipçe në vend që të shpëtojë jetë, ai publikon parodi dhe video me papagall

Shkup, 3 nëntor, zhurnal.mk – Partia opozitare VMRO-DPMNE përmes një kumtese me shkrim thonë se është e turpshme dhe e ulët ajo që Filipçe në vend që të shpëtojë jetë ai publikon parodi dhe video me papagall.

“Filipçe është ministri i Gjenocidit në Maqedoni, për shkak se mbi 1.000 të vdekur nuk ka pasur as gjatë luftës së dytë botërore. Në ditën kur 42.6% e të testuarve rezultojnë të infektuar dhe kur kemi mbi 20 të vdekur e shohim se sa seriozisht e merr punën ministri. Kjo nuk është për të qeshur, kjo është për të qarë. Dorëheqja dueht të ndodhë kur ministri mjell gjenocid”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Ata shtojnë se ministri po sillet sikur të jetë nga një planet tjetër duke thënë se Qeveria po menaxhon mirë me epideminë, ndërsa Maqedonia, thonë nga VMRO-DPMNE, tejkaloi 1000 të vdekur ndërsa 41% e të testuarve rezutlojnë pozitiv.

“Ky numër nuk është i mjaftueshëm të ndjejë përgjegjësi. Përkundrazi ai fajin e kërkon tek opozita dhe qyqarët. Siç kanë nisur kështu ai dhe LSDM do të thonë se edhe Spasovski dhe Rashkovski janë infektuar me COVID-19 në protestat e VMRO-DPMNE-së”, thonë nga kjo parti.

Sipas tyre Maqedonia përveç epidemisë me coronavirusit ka edhe epidemi me paaftësinë e ministrit Filipçe.

“Qytetarët për çdo ditë infektohen dhe vdesin nga epidemia, ndërsa Filipçe, Zaev dhe Qeveria thonë se në mënyrë të sukseshme menaxhojnë”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...