Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

VMRO-DPMNE: Filipçe nuk e di se çfarë po ndodh

Shkup, 13 nëntor, zhurnal.mk – Përmes një kumtese me shkrim nga VMRO-DPMNE thonë se edhe pas nëntë muajsh nga kriza e coronavirusit, Filipçe nuk e din se çfarë po ndodh. Nga kjo parti shprehen se sipas statistikës së djeshme të Ministrisë së Shëndetëisë, 1.238 familje kanë humbur të dashurit e tyre.

“A është i vetëdijshëm Filipçe se kjo nuk është vetëm numër, bëhet fjalë për fate njerëzore. Rekordet e zeza të Filipçe e vendosën Maqedoninë në vendin e pestë nga 33 vendet evropiane për nga vdekje me 19 të vdekur në 100 mijë banorë”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Ata shtojnë se Filipçe fokusin e ka te bizneset e tij dhe të Zaev.

“Pse të infektuarit në spitalet publike nuk i jepet terapi që është në spitalet private. Pyesim pse qytetarët mbledhin donacione në Facebook për t’u shëruar në klinikë private. Filipçe për nëntë muaj nuk u përgjigj për asgjë”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Ata shtojnë se ministri Filipçe duhet të japë dorëheqje dhe të mbajë përgjegjësi.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...