Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

VMRO-DPMNE nga sot fillon me protesta, e para ka të bëjë për shtrenjtimin e rrymës

Shkup, 9 shtator – zhurnal.mk – VMRO-DPMNE-ja opozitare nga sot fillon me protesta qytetare për çështje të ndryshme, informon Zhurnal.

Protesta e sotshme është paralajmëruar për në ora 18:00 dhe ka të bëjë me rritjen e çmimit të rrymës.

Sipas paralajmërimeve, protesta do të fillojë para ndërtesës së Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa do të përfundojë para Komisionit Rregullator për Energjetikë.

“Kemi rrymë të shtrenjtë, ndërsa popull të varfër, e kjo është arsyeja e parë pse do të protestojmë dhe do të dalim me kërkesat tona. Nuk ka arsyetim nga Qeveria dhe mafia e Zaev se para në buxhet nuk ka. Ka para, por ato nuk shkojnë tek populli. Para ka sepse harxhuan një miliard për haraç, harxhuan mbi 8 milion euro për vetura, harxhojnë për ëmbëlsira dhe tenderë për vaflla derisa populli jeton me veresi”, tha lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski të hënën kur i paralajmëroi protestat.

Ai thirri të gjitha partitë politika të pakënaqura, intelektualë, sindikata, esnafë dhe individë sepse tani është koha për bashkim dhe tejkalim të dallimeve kundër kësaj Qeverie e cila siç tha, vazhdon të pasurohet në shpinë të popullit.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...