Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

VMRO-DPMNE: Qeveria është e paaftë, paraqet rrezik si coronavirusi

Shkup, 2 dhjetor, zhurnal.mk – Nga partia opozitare VMRO-DPMNE përmes një kumtese me shkrim thonë se në mes epidemie, në vend që të ketë buxhet më të lartë për shëndetësinë, ata parashohim më pak mjete për 5% në krahasim me këtë vit. Për këtë shkak sipas tyre shpenzimet joproduktive, për mobilje, automjete, ëmbëlsira dhe shampanjë mbeten të larta.

Nga VMRO-DPMNE theksojnë se dja ka pasur 29 të vdekur dhe 1.069 të infektuar me çka sërish Maqedonia bëhet vend rekorder për nga numri i vdekjeve në një milion banorë.

“Qeveria nuk lëviz qerpikun për të ndryshuar dhe të parandalojë një gjenocid të tillë. Për këtë shkak, VMRO-DPMNE propozon amendamente në buxhetin e vitit 2021 ku sigurohen mjete falas për testim për qytetarët si dhe 50 automjete ambulancë për gjithë Maqedoninë”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Sipas tyre, funksionarët testohen menjëherë dhe shërohen, ndërsa populli pret me ditë për t’u testuar dhe me orë pret ndihmën e shpejtë.

“Kjo Qeveri refuzoi propozimin konstruktiv të VMRO-DPMNE-së. Për këtë shkak themi se kjo Qeveri e paaftë është rrezik si coronavirusi. Papërgjegjësia e tyre u kushton jetë dhe shëndet qytetarëve”, thonë nga kjo parti.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...