Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

VMRO-DPMNE: Qeveria le ti rrënojë objektet e egra në Matkë, Kala dhe Ohër së bashku me atë tek Mavrovasja

Shkup, 2 shtator – Zhurnal.mk – VMRO-DPMNE pasi mësoi që Qeveria do të rrënojë objektin e ndërtuar në mënyrë të paligjshme tek Mavrovasja, tani ka kërkuar që të rrënohen edhe disa objekte tjera gjithashtu të paligjshme, informon Zhurnal.

VMRO-DPMNE kërkon që Qeveria të rrënojë platformën ilegale në Matkë, objektin e egër e ndërtuar përballë ambasadës amerikane, e cila ishte dhe pjesë e bombave, objektin e egër të Nefi Useinit në Ohër, si dhe të gjitha objektet e egra në afërsi të Liqenit të Ohrit.

Sipas VMRO-DPMNE-së, nëse Qeveria nuk i rrënon të gjitha këto, do ta dëshmojë se e gjithë kjo është një teatër i lirë.

“Për këtë konsiderojmë se pushteti i tendereve të krimeve të Zaev, përpiqet të bëjë teatër me objektin e egër të ndërtuar tek Mavrovasja. E vërteta është se kjo qeveri e vjetër – e re ka lejuar objekte të egra të mbijnë në një prej vendeve më të frekuentuara në Shkup, e më pas me muaj nuk mund ta gjenin se e kujt është, e në fund përmes shpalljeve kërkonin ta gjenin, e tani të ngritin padi penale dhe të paralajmërojnë rrënim. E gjithë kjo qytetarëve u kushtonte para, si përmes cirkut me shpallje në gazeta, kështu dhe përmes rrënimit me para të qytetarëve”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Nga VMRO-DPMNE, padinë penale kundër investuesit M.A e quajnë qesharake sepse së pari e lejuan ta ndërtojë.

Nga VMRO-DPMNE pyesin nëse Prokuroria Publike e kanë ditur identitetin e investuesit dhe pse kanë pritur kaq gjatë për të marë vendim për ta rrënuar. Ata dyshojnë se Zoran Zaev është i përzier në këtë skandal.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...