Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

VMRO-DPMNE: Sistemi shëndetësor është në kolaps dhe jashtë kontrollit

Shkup, 16 nëntor, zhurnal.mk – Nga partia opozitare VMRO-DPMNE përmes një kumtese me shkrim thonë se për shtatë ditë kanë vdekur 195 njerëz, asgjë nuk është nën kontroll, për këtë shkak Filipçe dorëheqje menjëherë.

“Çdo ditë e kaluar, bilanc i ri i zi në Maqedoni. Për një javë kanë vdekur 195 njerëz për shkak të paaftësisë së Filipçes, ndërsa sistemi shëndetësor është në kolaps dhe jashtë kontrollit. Rekordet e zeza, të cilat po i shënon Maqedonia në pandemi nga koronavirusi, nën udhëheqjen e Filipçes, assesi të ndalen. Gjatë 24 orëve të fundit, kanë vdekur edhe 24 persona, familjet e të cilëve u mbështjellën në të zezë, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 1.305 persona”, potencojnë nga VMRO-DPMNE.

Nga kjo parti mes tjerash thonë se statistikat e përditshme nga Ministria e Shëndetësisë janë gjithnjë e më alarmante dhe brengosëse, Numrat katërshifrorë të të infektuarve nga Kovid-19 në Maqedoni u bënë përditshmëri.

“Fajtor kryesor për tërë këtë situatë në shtet për shkak të pandemisë me Kovid-19 është Venko Filipiçe. Për shkak të paaftësisë së tij nga filimi i pandemisë e deri sot, numri i qytetarëve të Maqedonisë, të cilët u infektuan nga virusi tejkaloi 47 mijë, ndërsa mbi 1.300 e kanë humbur betejën. Këto numra alarmante aspak nuk e brengosin minsitrin Filipçe. Sistemi shëndetësor gjendet para kolapsit, Janë shtjerrë personat mjekësorë, nuk ka terapi adekuate, qytetarët vdesin në rrugë për në spital ose në korridore, ndërsa Filipçe dhe Karaxhovski thonë se është nën kontroll dhe do të bisedojmë të hënën! Gjithnjë e më të shpeshta janë apelet për ndihmë dhe mbedhjen e donacioneve, nëpër rrejete sociale, që të afërmit e tyre t’i shërojnë në institucione private. Qytetarët po ngujohen nëpër kredi, që të gjejnë ilaçe në shëndetësinë private. Filipçe, si ministër, nuk zgjedh probleme, pasi ai vet është problemi. Pikërisht për këtë, Filipçe menjëherë duhet të ndërmarrë përgjegjësi! Filipçe, dorëheqje menjëherë”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...