Agjencia Zhurnal.KS
Kuriozitete

‘Vodhi’ rërë në një plazh italian, burri nga Franca gjobitet me 1,000 euro

Një turist francez u gjobit me 1,000 euro në Itali, pasi u përpoq të largohej nga Sardenja me më shumë se 1.8 kilogram rërë në bagazhet e tij.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, rëra e bardhë idilike e ishullit italian është e mbrojtur me ligj ndërsa turistët mund të përballen me gjoba dhe madje me burg për ‘vjedhjen’ e saj nga plazhet lokale.

Burri i cili nuk u identifikua me emër, u kap në Aeroportin e Cagliari Elmas, më 1 shtator pasi vodhi 1.8 kilogram rërë të cilën e kishte vendosur në një shishe.

“Shishja u konfiskua dhe gjendet aktualisht në sallën tonë”, u shpreh një zëdhënës për CNN.

Ndërkohë, në vitin 2017 u prezantua një ligj rajonal i cili e bëri të paligjshme heqjen e rërës nga plazhet e Sardenjës në Itali.

Postime të ngjashme

Zgjidhni një flutur dhe zbuloni anët e fshehura të personalitetit tuaj

S.B.

Nusja e bllokuar nga përmbytjet në Australi dërgohet me helikopter në dasmë

S.B.

Një “Rapunzel” në jetën reale, nuk i shkurtoi flokët për 17 vjet

admin

Ja si do të duket qyteti i parë në Mars!

admin

Inskenoi rrëmbimin për të mos shkuar në punë, nuk ia mori mendja se do t’i kushtojë shtrenjtë – policia në Arizona zbuloi të vërtetën

S.B.

Burri nuk arriti të hapte parashutën, instruktori e filmoi atë duke e shpëtuar

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...