Agjencia Zhurnal.KS
Auto

Volvo hodhi dhjetë vetura të reja nga një lartësi prej 30 metrash, por mësoni se pse

Volvo mori pjesë në trajnimin praktik të ekipit shpëtues dhe shkatërroi disa prej makinave të saj.

Për shpëtimin e jetës çdo sekondë është e rëndësishme, prandaj është e rëndësishme që ekipi i shpëtimit të jetë i koordinuar në mënyrë të përsosur dhe të bëjë të gjithë punën e shpëtimit të viktimës në një aksident trafiku në kohën më të shkurtër të mundshme, transmeton Telegrafi.

Në këtë praktikë është një metodë e pazëvendësueshme për të arritur efikasitet të lartë të ekipit, kështu që Volvo vendosi të merrte pjesë aktive në trajnimin e disa ekipeve të shpëtimit. Prandaj Volvo hodhi një duzinë makinash me ndihmën e një vinçi nga një lartësi prej 30 metrash dhe kështu simuloi një përplasje ekstreme, duke lënë ekipet e shpëtimit të përpiqen të lirojnë pasagjerët nga automjeti në mënyrën më të shpejtë të mundshme.

Trajnimi i ekipeve të shpëtimit të udhëhequr nga zjarrfikësit bëhet më shpesh në rrënojat e mbeturinave, por ky është një mjedis shumë më realist. Volvo ka qenë në gjendje të simulojë disa lloje aksidentesh, nga ato midis dy automjeteve me madhësi të ndryshme, deri te përplasjet në të cilat nuk aktivizohen zona deformimi.

Në çdo rast, shpëtimi nga automjetet më të reja është padyshim një sfidë më e vështirë. Prandaj, një raport i bazuar në këto raste të praktikuara do të ketë një rëndësi të madhe për shpëtuesit suedezë me të cilët Volvo ka bashkëpunuar për vite me rradhë.

Postime të ngjashme

Një Lotus “i ri” i vitit 2013 shitet për 70.000 dollarë

S.B.

Prodhuesi më i madh i veturave në Kinë do të lansojë rivalin e Teslas

S.B.

Megane 2021 i prin rrugës elektrike të Renaultit

S.B.

Hyundai paralajmëron nxjerrjen në treg të modelit Alcazar

admin

Nis prodhimi i Audi Q4 e-tron

admin

Elon Musk: Ne kemi bërë veturat më të mirë të të gjitha kohërave

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...