Agjencia Zhurnal.KS
Shqipëri

“Wagner” arma sekrete e investimeve ilegale të Kremlinit për krijimin e kaosit në Shqipëri e vendet e Ballkanit.

Sa e rrezikuar është Shqipëria nga “kompanitë ushtarake private ruse” që janë aktive në Balkanin Perëndimor??

Zyrtarisht Moska shprehet se, nuk ka informacione mbi kompani ushtarake private dhe operacionet e tyre në Siri, por Kremlini i nderon luftëtarët me urdhër zyrtar. Në janar të 2015, dy anëtarë të Wagner, Andrei Elmeev dhe Andrei Schreiner, të cilët vdiqën në Donbas, u nderuan me urdhër shtetëror pas vdekjes së tyre. Anëtarët e Ëagner përdorin transportin ushtarak rus, bazat ushtarake dhe spitalet ushtarake.

Kompanitë private ushtarake (KPU) që përdoren nga Rusia për synime jo legale e influencues, sidomos në zona gri:

KPU prezentë – Wagner grupi i KPU më i njohur:

  • Në konfliktin e Ukrainës, në vitin 2014;
  • Libi: përfshirë e implikuar edhe në tortura;
  • Siri: përfshirë në luftën civile duke mbrojtur interesat e Bashar-Al Assad;
  • Mozambik: pas marrëveshjeve të nënshkruara nga presidentët e të dy vendeve, në fushën e mineraleve, energjetikës, sigurisë e mbrojtjes, forca të Wagner ndërhynë në Mozambik për shtypje të kryengritjeve antiqeveritare;

Janë multifunksionalë dhe të përfshirë në aktivitete të paligjshme e klandestine:

  • Operacione kibernetike;
  • Veprime dhe ndërhyrje ushtarake;
  • Vrasje/tentativa për vrasje;
  • Rekrutime asetesh për llogari të forcave të sigurisë së Rusisë;
  • Fushata dezinformimi për krijim destabiliteti; indoktrinim;
  • Shërbime këshillimi e mbështetjeje ndaj vendeve partnere apo të afërta me Rusinë; etj.

Kompanitë private ushtarake (KPU) që përdoren nga Rusia për synime malinje, sidomos në zona gri dhe bregdetare:

Investimet e  kapitaleve te oligarcheve rus  zënë një vend të rëndësishëm në Jug të Shqipërisë.

Vetëm gjatë periudhave 2010-2020 në Jug të vendit: Sarandë, Vlorë, Himarë, Butrint, Gjirokastër numërohen sipas të dhënave Kadastrale të ZRVPP-ve rreth: 2215 pasuri të paluajtshme, ndër të cilat apartamente, toka arë në bregdet, shtëpi të vjetra tradicionale, parcela me pyje dhe biznese lokale, restorante.

Në pamje të parë duken si blerje e investime të zakonshme të kryer nga shtetas të huaj por statistikat tregojnë se: të gjitha kapitalet e investuara janë realizuar nga banka ruse ose nga vende të kontrolluara nga oligarkët rus ose kompani simotra të lidhura ngushtë me GasProm e Lukoil.

Grupi Wagner  ishte i përfshirë në grushtin e Shtetit të Mali të Zi në Tetor 2016 dhe shumë investitorë rus në Malin e Zi kanë transferuar bizneset në Shqipëri.

Rreziku i një situate kaotike si ajo e Malit të Zi rëndon mbi kokat e biznesit shqiptar dhe Grupi Wagner me financimet e tërthorta në Jug të Shqipëri duket se ka shenjës truar vendin tonë.

A do të jemi në gjendje ti bëjmë ballë investimeve jo të pastra të grupit Wagner?

A mund t’i kontrollojmë këto lëvizje kapitalesh që kanë si qëllim të vetëm dëmtimin në mënyrë serioze të ekonomisë së vendi tonë?

Padyshim që çdo investitorë është i mirëpritur në Shqipëri dhe legjislacioni lehtësues 1 euro u miratua për të nxitur investimet por ligji nënkupton investimet dhe kapital të pastër nga biznese të pastra dhe jo  kompani fantazme.

Postime të ngjashme

Stërvitja e NATO-s në Shqipëri një ditë pas zgjedhjeve, Peleshi: Jo thjesht një stërvitje, ja çfarë domethënie ka për vendin

S.B.

“Kufizimet nuk ndryshojnë”, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Masat në fuqi edhe për 2 javë të tjera

S.B.

Rama-Manastirliu nga Kamza: Finalizohet marrëveshja për vaksinat kineze, javën që vjen nis vaksinimi masiv

S.B.

SHBA dhuron 29 mjete të blinduara për Forcat e Armatosura të Shqipërisë

S.B.

“Hajde themi Rama ik”/ Rama në Kamëz me fëmijët, batuta: Jepu një Iphone Rakip ta shohësh sa prapa je

S.B.

Grida Duma padit Erion Veliajn për shpifje

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...