Agjencia Zhurnal.KS
Bota Showbiz

West pranon humbjen, paralajmëron kandidaturën në zgjedhjet e ardhshme

Kanye West ka pranuar humbjen në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve, pasi rreth 57 mijë vota në 12 shtete, megjithëse la të kuptohej se do të kandidojë sërish në zgjedhjet e ardhshme. Reperi postoi një fotografi në Twitter me një hartë elektorale, duke shkruar ‘WELP KANYE 2024’.

Reperi zbuloi të martën se ka votuar për herë të parë, dhe votën e tij tha se ia ka dhënë dikujt që i beson – vetes së tij. ” Zoti është aq i mirë. Sot unë jam duke votuar për herë të parë në jetën time, për Presidentin e Shteteve të Bashkuara, për dikë që me të vërtetë i besoj…mua”.

Më tej, ai ndau dhe një fotografi ndërsa shkruante emrin e tij në fletëvotim, duke shtuar: “Vota e parë e jetës time. Ne jemi këtu për të shërbyer. Ne lutemi për çdo udhëheqës shërbëtor në botë.” Edhe pse nuk arriti të përfshihej në votim në disa shtete, kjo nuk e ndaloi reperin të vazhdonte fushatën për t’u bërë president i ardhshëm i amerikanëve.

Reperi u shpreh se ishte frymëzuar nga zoti për të ndërmarrë këtë veprim. “Ishte diçka që Zoti më vuri në zemër që në vitin 2015. Disa ditë para ndarjes së çmimeve MTV, më erdhi një lloj ndriçimi në dush. Kur e mendova për herë të parë, thjesht fillova të qesh me vetet dhe i gjithë ky gëzim erdhi në gjithë trupin tim, përmes shpirtit.”, tha Kanye.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Motra e Dua Lipës, Rina bëhet imazh i fushatës së re reklamuese të pijes “Coca-Cola”

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Princi Harry me punë të re në organizatën bamirëse “BetterUp”

S.B.

Ka vdekur aktori George Segal

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...