Agjencia Zhurnal.KS
Sport

Woodgate zbulon disa emra që ia këshilloi Liverpoolit t’i transferonte, por Reds nuk e dëgjuan – Njëri nga ta ishte Theo Hernandez

Ish-mbrojtësi i Anglisë dhe shumë klubeve të njohura, Jonathan Woodgate ka zbuluar se si e shtyu Liverpoolin të nënshkruante me mbrojtësin Theo Hernandez.

Woodgate u bashkua me stafin e skautëve të Liverpoolit pasi i vari këpucët në gozhdë në vitin 2016 falë një lidhjeje me drejtuesin Michael Edwards.

Si pjesë e rolit të tij, Woodgate kujtoi kohën kur ndiqte një numër talentesh të rinj që po bëjnë gjëra të mëdha, me mbrojtësin e Milanit, Hernandez dhe nënshkrimin e ri të Manchester Cityt, Ruben Dias, midis atyre që spikatën.

“Ju njihni të gjithë lojtarët e rinj nga e gjithë bota si Marcos Llorente në Atletico Madrid, vëllezërit Hernandez që u transferuan në Bayern Munich dhe Real Madrid – dhe Ruben Dias në Benfica”, i ka thënë fillimisht Woodgate, Carragherit.

“Unë pashë Benfican duke luajtur në Sunderland, ekipin e U19, dhe Dias ishte ylli kryesor. Ju i keni të gjithë këta lojtarë tashmë duke shkëlqyer”.

“Ju bëni detyrat e shtëpisë tuaj dhe nganjëherë ju jepen lojtarë për të parë dhe ju duhet të bëni analiza të thelluara dhe pastaj i dërgoni ato te drejtuesit”.

“Unë rekomandova një lojtar që nënshkroi për Real Madridin. E adhuroja atë absolutisht, por Liverpool vendosi që ata nuk e donin atë”.

“Ai ka bërë mirë – ai është te Milani tani. Theo Hernandez – bombardon për argëtim, dhe ai është një makinë”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/

Postime të ngjashme

Policia i merr në pyetje zyrtarët e Kombëtares për rastin Muric-Zhegrova

M O

Nedved, kategorik

M O

Zyrtare: Sami Sermaxhaj emërohet trajner i Drenicës

M O

Coutinho-Odegaard, projektohet shkëmbimi

M O

Sonte miqësorja Kosovë – Lituani

M O

Vetëm pesë lojtarë nuk janë në shitje te Juventusi

M O

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...