Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

Xhaferi në takim me ambasadoren gjermane: Vendi si anëtare e NATO-s vazhdon me përmbushjen e obligimeve

Shkup, 11 shtator, zhurnal.mk – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, sot u takua me Ambasadoren e Republikës Federative të Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ankel Gizel Holstein.

Kryetari Talat Xhaferi shprehu falënderim ndaj Republikës Federative të Gjermanisë dhe Ambasadës në Shkup për mbështetjen dhe ndihmën e institucioneve shëndetësore në Republikën e Maqedonisë së Veriut për ballafaqim me pandeminë dhe shfaqi shpresë se të dy vendet do të vazhdojnë të bashkëpunojnë në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, përfshirë edhe në nivel parlamentar.

Në lidhje me integrimet euroatlantike, Kryetari Xhaferi theksoi se vendi si anëtar i NATO-s vazhdon së përmbushuri obligimet nga anëtarësimi dhe se fillimi i pritur i negociatave për anëtarësim deri në fund të këtij viti në kuadër të kryesimit gjerman me Këshillin e BE-së, institucionet shtetërore dhe Kuvendi do të kenë rol kryesor në realizimin e të gjitha proceseve reformuese. Gjithashtu, kryesimi i përbashkët me Bullgarinë në kuadër të Procesit të Berlinit këtë vit hap mundësi për avancimin e bashkëpunimit dhe për mbështetjen e eurointegrimeve të vendeve të rajonit.

Ambasadorja Holstein shprehu urim për rizgjedhjen Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dëshmi për punën e suksesshme në mandatin paraprak, me pritje për vazhdimin e bashkëpunimit të mirë edhe në këtë përbërje parlamentare. Ajo shprehu keqardhje për prolongimin e bursës parlamentare për vitin e ardhshëm për shkak të pandemisë, duke shpresuar se kjo do të vazhdojë vitin e ardhshëm.

Sa i përket bashkëpunimit ekonomik dhe numrit të rritur të personave të kualifikuar që shkojnë në punë në Republikën Federative të Gjermanisë, Ambasadorja Holstein theksoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut doemos duhet të gjejë modalitete për angazhimin e të rinjve në vend dhe për parandalimin e shkuarjes së kuadrove jashtë vendit, veçanërisht pas hapjes së negociatave për anëtarësim.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...