Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Xhaferi realizoi takim me Ambasadorin turk, Sekizqok

Shkup, 6 tetor, zhurnal.mk – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, sot realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Turqisë, Hasan Mehmet Sekizqok. Në takim u shpreh kënaqësi e ndërsjellë nga marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale dhe bashkëpunimi i suksesshëm mes dy vendeve, në frymën e miqësisë dhe partneritetit tradicional.

Kryetari Xhaferi foli për bashkëpunimin e frytshëm ndërmjet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, si në nivelin bilateral, ashtu edhe në atë multilateral, në suazat e asambleve parlamentare ndërkombëtare.

Ai nënvizoi se rëndësia e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (PBEJL) me të cilin për momentin kryeson Republika e Turqisë, si edhe roli i Asamblesë Parlamentare të PBEJL, ku marrin pjesë aktive parlamentet e dy vendeve.

Xhaferi shprehu mirënjohje për mbështetjen e përgjithshme të Republikës së Turqisë ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut, sidomos për solidaritetin në luftën me pandeminë e COVID – 19, respektivisht donacionet e pajisjes mjekësore dhe për përmirësimin e kushteve higjienike dhe të sigurisë në shkollat.

Ambasadori i Republikës së Turqisë Hasan Mehmet Sekizqok, vlerësoi se marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve dhe angazhimet e përbashkëta për avancimin e bashkëpunimit ekonomik do të kontribuojnë për intensifikimin dhe thellimin e këmbimit tregtar dhe investimeve. Ai nënvizoi se Turqia e konsideron Republikën e Maqedonisë së Veriut për partner të rëndësishëm dhe në të ardhme do të vazhdojë me mbështetjen e saj për vendin, në të gjitha fushat me interes për qytetarët.

Në takim u bë fjalë për bashkëpunimin shumëvjeçar në fushën e mbrojtjes, me ç’rast u nënvizua se me anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, hapet mundësi për avancimin e mëtejshëm të partneritetit dhe mbështetjes në suazat e Aleancës.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...