Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Xhaferi realizoi takim me Nives Tiganj

Shkup, 15 shtator, zhurnal.mk – Sot Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, realizoi takim me ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sh.S. Nives Tiganj.

Kryetari Xhaferi i potencoi marrëdhëniet e jashtëzakonshme bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kroacisë dhe ndau pritjen se do të vazhdojnë me dinamikë të zmadhuar edhe në periudhën në vijim. Shkurtimisht e informoi ambasadoren për aktivitetet e Kuvendit, zgjedhjen e komisioneve, agjendën legjislative, kushtet e reja të punës për shkak të pandemisë me Kovid-19, si edhe aktivitetet lidhur me agjendën evropiane. Drejtoi mirënjohje për mbështetjen e fuqishme dhe të vazhdueshme që institucionet më të larta shtetërore ia japin Republikës së Maqedonisë së Veriut në planin e integrimit evropian të vendit dhe shprehu pritjen se si aleatë në NATO do të kemi bashkëpunim të frytshëm. Kryetari e riafirmoi edhe nevojën për bashkëpunim të mëtejshëm miqësor dhe konstruktiv edhe në organizatat ndërkombëtare multilaterale dhe rajonale.

Ambasadorja Tiganj e përshëndeti formimin e Qeverisë dhe funksionalitetin e Kuvendit dhe informoi për aktivitetet e ardhshme të paralajmëruara ndërmjet përfaqësuesve shtetërorë të të dy vendeve në periudhën e ardhshme, me ç’rast theksoi se për Republikën e Kroacisë, me rëndësi të veçantë është përparimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut kah Bashkimi Evropian, si edhe kultivimi i dialogut politik stabil ndërmjet pushtetit dhe opozitës. Ofroi ndihmë eksperte në nivel qeveritar dhe parlamentar në procesin e hapjes së kapitujve, në nivel të ekspertëve që mund të ndihmojnë shumë në ndërtimin e kapaciteteve për negociata me Bashkimin Evropian.

Bashkëbiseduesit këmbyen mendime edhe për zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik, mandej bashkëpunimin ndërmjet industrive ushtarake dhe bashkëpunimin ushtarak ndërmjet dy shteteve, si edhe mundësitë për avancimin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe ndarjen e përvojave të përbashkëta nga politika e jashtme dhe diplomacia parlamentare.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...