Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

Xhaferi: Ruani dinjitetin dhe vazhdoni ballëndritur dhe faqebardhë

Shkup, 6 nëntor – Përmes një postimi në rrjetet sociale në lidhje me arrestimet dhe ngjarjet në Kosovë, ka reaguar dhe kryeparlamentari Talat Xhaferi i cili si një ushtarak gjithashtu ka qenë i përfshirë në luftrat e fundit në vend duke kërkuar kështu që bashkëluftëtarët e tij të respektohen ashtu si duhet respektuar dëshira e madhe për konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe institucioneve demokratike.

“Të jetosh, të mendosh, të luftosh dhe të sakrifikosh për vatrën e paraardhësve të tu, për idealin dhe vizionin tënd për ndërtimin e shtetit të lirë, të pavarur dhe të njohur mbarëbotërorë, nuk është as lehtë, as thjeshtë. Çdo etapë në konsolidimin e shtetit të ri, të institucioneve të reja demokratike dhe fitimin e respektit nga shtetet botërore është sfidë në vete e cila kërkon angazhim mbinjerëzor dhe luftë të vazhdueshme diplomatike, juridike dhe mbështetje të shteteve mike dhe partnere. Republika e Kosovës, institucionet dhe përfaqësuesit e institucioneve kosovare, populli kosovar, tani ballafaqohen me sfidën e radhës. Ju uroj durim, qetësi, unitet dhe besim në provat e pastërtisë së luftës së UÇK-së, ngadhënjim të drejtësisë mbi padrejtësinë. Ruani dinjitetin dhe vazhdoni ballëndritur dhe faqebardhë”, është shprehur kështu Xhaferi.

Ai mes tjerave bën apel ndaj Prokurorisë speciale që të bëj detyrën e saj me profesionalizëm dhe që mos lejojë populli të bëhet viktimë.

“Apeloj te Zyra e Prokurorisë Speciale që të ushtrojë detyrën me profesionalizmin më të madh të mundshëm dhe mos lejojë që populli që ishte viktimë në një periudhë të tmerrshme që e kemi akoma të gjithë të freskët në kujtime, të barazohet me palën agresore. Kjo do të ishte degradim i vlerave dhe parimeve që ishin, janë dhe shpresojmë do të jenë edhe në të ardhme shtyllat mbi të cilat do të qëndrojnë shtetet bashkëkohore demokratike”, thekson mes tjerave në komentin e tij Xhaferi.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...