Shteti i Xhorxhias ka filluar të rinumërojë me dorë çdo fletë votimi të hedhur nga votuesit e tij në zgjedhjet presidencialenë kuadrin e një kontrolli të rezultateve fillestare që treguan se Joe Biden kryeson shumë afër me Donald Trump.
Brad Raffensperger, sekretari republikan i shtetit të Xhorxhias, njoftoi për auditimin të mërkurën, një ditë pasi ekipi i Trump bëri thirrje që të gjitha, të 5 milionë votat e hedhura në shtet të rikontrollohen me dorë.
Z. Raffensperger ka qenë nën presion të fortë nga partia e tij pasi z. Trump refuzoi të pranojë rezultatet e zgjedhjeve dhe në vend të kësaj sfidoi fitoren e z. Biden.
Sipas ligjit të Xhorxhias, Sekretari duhet të zgjedhë një garë zgjedhore në shtetin në të cilin do të kryejë një auditim.
Z. Raffensperger tha se “Me rëndësinë kombëtare të kësaj gare dhe afërsinë e fituesve, ne duhet të drejtojmë një auditim në të gjithë vendin, kjo është gara që ka më shumë kuptim,” tha ai në një konferencë shtypi të mërkurën.
Z. Biden ka epërsi me pak më shumë se 14,000 votash në Xhorxhia. Është e paqartë nëse një rinumërim me dorë do ta ndryshonte ndjeshëm atë diferencë. Fitorja e tij në Kolegjin Elektoral do të ishte akoma e sigurt edhe nëse do të humbiste 16 votat elektorale të shtetit.