Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Xi: Kina nuk mund të zhvillohet pa pjesën tjetër të botës

Presidenti kinez Xi Jinping tha të martën se Kina nuk mund të zhvillohet pa pjesën tjetër të botës dhe as bota në tërësi nuk mund të përparojë pa Kinën.

Presidenti Xi i tha këto në Pekin në takimin e 20-të të Këshillit të Udhëheqësve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait përmes lidhjes me video.

Kina po përshpejton përpjekjet për nxitjen e një modeli të ri zhvillimi me qarkullimin e brendshëm si shtyllë ndërsa lejon qarkullimin e brendshëm dhe të jashtëm të forcojnë njëri-tjetrin dhe po ndërton një ekonomi të hapur me standarde më të larta, tha ai.

Kina do të mbetet vendosmërisht e angazhuar ndaj strategjisë së ndërsjellë të dobishme për hapjen, tërheqjen e impulsit të zhvillimit nga pjesa tjetër e botës dhe t’i ofrojë botës më shumë përfitime nga zhvillimi i vendit, tha presidenti Xi, duke shtuar se të gjitha palët janë të mirëpritura për të kapur mundësitë e sjella nga zhvillimi i Kinës dhe të bëjnë përpjekje aktive për të thelluar bashkëpunimin me Kinën.

Presidenti bëri thirrje për veprime konkrete në praktikimin e multilateralizmit, për të përmirësuar qeverisjen globale dhe mbrojtur rendin ndërkombëtar.

Duke theksuar parimin e konsultimit dhe bashkëpunimit për përfitimet e përbashkëta, ai gjithashtu bëri thirrje për adresimin e çështjeve globale përmes konsultimit, ndërtimin e sistemit të qeverisjes me përpjekje të përbashkëta dhe që njerëzit nga të gjitha vendet të kenë mundësi të ndajnë përfitimet e zhvillimit.

Historia ka treguar dhe do të vazhdojë të tregojë se multilateralizmi do të triumfojë mbi unilateralizmin, tha presidenti Xi Jinping.

Njerëzimi jeton në një “fshat global” ku ndërthuren interesat dhe fatet e të gjitha vendeve, shtoi ai.

Duke vënë në dukje se njerëzit në të gjithë botën kanë një dëshirë të fortë për një jetë më të mirë, Xi tha se prirja drejt paqes, zhvillimit, bashkëpunimit dhe përfitimit të ndërsjellë është e pandalshme.

Fqinjësia e mirë dhe miqësia do të triumfojnë ndaj qasjes së kundërpërgjigjeve mes vendeve, bashkëpunimi i dobishëm reciprokisht do të zëvendësojë “lojën e shumës zero” (ku më i forti i merr të gjitha) dhe multilateralizmi do të triumfojë mbi unilateralizmin, tha presidenti Xi.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...