Agjencia Zhurnal.KS
Sport

Ylli i Real Madridit: Jemi me Zidane deri në vdekje

Dani Carvajal ka mbështetur Zinedine Zidane, mes thashethemeve për një krizë te Real Madridi. Ai këmbëngul se skuadra është me trajnerin aktual “deri në “vdekje”.

Francezi ka marrë barrën më të madhe të kritikave për rezultatet jo fort pozitive të të bardhëve, duke u lakuar edhe zëvendësuesit e mundshëm të tij, Raul dhe Mauricio Pochettino.

Sidoqoftë, Carvajal thotë se dhoma e zhveshjes mbetet 100 për qind mbas trajnerit 48-vjeçar, i cili ka fituar dy tituj në La Liga dhe tri kurora të Ligës së Kampionëve:

“Ne jemi me trajnerin deri në vdekje, me klubin, me shokët e skuadrës që kemi pranë nesh. Edhe filozofia e trajnerit është që të gjithë të jemi së bashku, që të gjithë të shkojmë në të njëjtin drejtim. Kjo është çfarë ka bërë gjatë gjithë viteve, që ka qenë këtu. Kushdo që ka qenë këtu prej disa vitesh është mësuar me të. Në fund të fundit, ju mund ta mposhtni Interin në një ndeshje mjaft të kontestuar dhe të humbni përballë Valencias, kundër një rivali të mirë, jashtë shtëpisë”, ka thwnw Carvajal.

Ai shtoi: “Ne nuk e kishim ditën tonë, por ndonjëherë nuk mund të fitosh çdo ndeshje dhe duket sikur jemi në krizë. Në fund të fundit, ju duhet të mësoheni pak me këto ulje dhe ngritje, sikurse ne duhet të pajtohemi me kritikat dhe lajkat. Ne jemi Real Madridi, kemi një skuadër shumë të mirë dhe mos dyshoni, sepse do të luftojmë për gjithçka. Në muajin mars do të jeni të lumtur, sepse do ta shihni gjallë në të gjitha garat.”

Postime të ngjashme

Policia i merr në pyetje zyrtarët e Kombëtares për rastin Muric-Zhegrova

M O

Nedved, kategorik

M O

Zyrtare: Sami Sermaxhaj emërohet trajner i Drenicës

M O

Coutinho-Odegaard, projektohet shkëmbimi

M O

Sonte miqësorja Kosovë – Lituani

M O

Vetëm pesë lojtarë nuk janë në shitje te Juventusi

M O

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...