Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

Zaev arrinë në Sofje: Po hapim kapituj të ri për zhvillimin e rajonit

Sofje, 10 nëntor – Zhurnal.mk – Kryeministri i vendit Zoran Zaev ka arritur në Sofje ku është takuar menjëherë me homologun e tij bullgar, Bojko Borisov, me të cilin së bashku do të kryesojnë me Samitin e sivjetëm të Ballkanit perëndimor në suaza të Procesit të Berlinit, informon Zhurnal.

Zaev thotë se me këto iniciativa hapen kapituj të ri në zhvillimin e rajonit.

“Arritëm në Sofje në samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor në suaza të procesit të Berlinit, ku sivjet nikoqir janë Republika e Bullgarisë dhe Republika e Maqedonisë së Veriut”, ndërsa samitin do ta udhëheqim së bashku me kryeministrin Borisov”, ka shkruar Zaev në FB.

Me realizimin e standardeve sipas tij, vendet nga Ballkani perëndimor afrohen më tepër drejt anëtarësimit në BE.

“Sot do të kemi mundësi për të disutuar për orientimet strategjike për rajonin, për vizionin për treg të përbashkët rajonal dhe për agjendën e gjelbërt për Ballkanin perëndimor”, shkroi kryeministri Zaev.

Ai dërgoi faleminderim deri tek inicuesi i procesit të Berlinit, kancelaren Angela Merkel dhe për Gjermaninë, prej të cilëve siç shkroi Zaev, vazhdimisht marim mbështetje për perspektivë evropiane të Ballkanit perëndimor dhe për bashkëpunim rajonal.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...