Agjencia Zhurnal.KS
Ekonomi Maqedoni

Zaev, Bankës Botërore: Masat e Qeverisë i zbutën pasojat, fokus afatgjatë drejt rritjes ekonomike të përshpejtuar

Masat qeveritare për mbështetjen e sektorit real, si dhe angazhimet për ndihmë të kategorive më të prekshme në kushte të krizës shëndetësore – ekonomike me fokus në përpjekjet e ardhshme për stimulimin e ekonomisë nacionale në afat të gjatë, ishin temat e takimit online të Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ministrit të Financave, Fatmir Besimi, ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi me Masimilijano Paoluçi, drejtor i Bankës Botërore për Maqedoninë e Veriut dhe Kosovës, si dhe Kun Davidse, drejtor ekzekutiv i Bordit të drejtorëve në Grupacionin Banka Botërore në Uashington.

“Në fokus të takimit ishte diskutimi për rëndësinë e analizës të bazuar mbi hulumtim reale për informimin e vendimeve për politikat drejt të cilave duhet të orientohen aktivitetet qeveritare, me qëllim të vazhdimit dhe ruajtjes së rritjes së drejtë dhe të qëndrueshme”, informojnë nga Qeveria.

Kryeministri Zaev e theksoi përkushtimin e Qeverisë për ballafaqimin me sfidat, si dhe sigurimin e kushteve për rimëkëmbje më të shpejtë ekonomike në afat të mesëm dhe të gjatë, duke potencuar rëndësinë e bashkëpunimit me Bankën Botërore si partner strategjik, i cili siguron mbështetje të madhe për shtetin.

“Në takim nga ana e Bankës Botërore u theksua se masat qeveritare kanë zbutur efektet negative nga kriza, si dhe u theksua se bashkëpunimi i përbashkët në raport të propozim masave sipas përvojave botërore dhe veprimit të marrë, veçanërisht në pjesën e subvencionimit të pagave, rezultuan me ruajtjen e vendeve të punës në ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme. Në mënyrë shtesë, masat e miratuara nga Qeveria e lehtësuan ndikimin ndaj të varfërve, që u konfirmua me norma më të ulëta të rritjes së varfërisë nga se pritej.

Në takim u theksua rëndësia që kompanitë vendore të përmirësojnë konkurrencën dhe produktivitetin për arritjen e rritjes ekonomike më të fuqishme në të ardhmen. Në këtë drejtim, mbështetja për kompanitë duhet të orientohet drejt digjitalizimit, zhvillimit teknologjik, përmirësimit të kapaciteteve për menaxhim, mbështetje e llojllojshmërisë në eksport, si dhe zbatimin e marrëveshjes të gjelbër evropiane. Në mënyrë shtesë, zhvillimi rajonal ka rëndësi të veçantë për përforcimin ekonomik, si dhe përforcimin e sipërmarrjes së grave”, thonë nga atje.

Gjithashtu në takim u bisedua edhe për rëndësinë e investimeve të qëndrueshme në arsim dhe në kapital njerëzor, nxitjen e inovacionit për hapjen e vendeve të reja të punës dhe investimeve. Përfundimisht, në diskutim u theksua se për zhvillim të mëtejshëm dhe avancim të ambientit afarist, rëndësi të veçantë ka tërheqja dhe ruajtja e investimeve me vlerë të shtuar më të lartë, përmirësimi i qasjes deri te financat, si dhe ulja e konkurrencës nga sektori joformal dhe shkatërrimi i korrupsionit.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...