Shkup, 3 nëntor – Zhurnal.mk – Kryeministri i vendit Zoran Zaev ka dënuar sulmin terrorist në Vienë dhe ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave, informon Zhurnal.
“Lajme shokante vijnë nga Viena, në kohë kur duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe të ndërtojmë solidaritet. Unë fuqishëm dënoj sulmet terroristike dhe çdo vepër dhune. Mendimet e mia janë me familjet dhe miqtë e viktimave, popullin në Vienë dhe mikun tim Sebastian Kurc”, shkroi Zaev në Twitter.
Ndryshe mbrëmë në Vienë të Austrisë ndodhi një sulm terrorist ku deri tani zyrtarisht të vdekur janë regjistruar 3 persona./Zhurnal.mk