Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Zaev: Ekziston mundësi serioze të mos mbahet Konferenca Ndërqeveritare

Shkup, 12 nëntor, zhurnal.mk – Kryeministri Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp tha se optimizmi i tij në lidhje me kontestin me Bullgarinë paraqitet për shkak se, siç tha ai po bëhet çmos për të arritur zgjidhje, por njëkohësisht porositi se ka çështje për të cilat nuk negociohet askund në botë, dhe që nuk do të negociohet edhe në rastin tonë.

“Përmes optimizmit po dërgojmë mesazh se po bëjmë gjithçka për të arritur zgjidhje, unë jam po ai që para një muaji, në festën e 11 tetorit e informova popullin se ka mundësi që mos të kemi ndonjë zgjidhje, respektivisht që ka mundësi të mos mbahet Konferenca e parë ndërqeveritare mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së. Po përpiqemi deri në momentin e fundit, do të japim gjithçka nga ana jonë, si energji , mençuri, por ta dini se ka çështje për të cilat askund në botë nuk negociohet. Këtë e kupton edhe pala bullgare, e kupton se identiteti dhe gjuha jonë, janë ndjenja dhe të drejta që na përkasin neve, shtete nuk negociojnë për këtë punë. Ne po provojmë të kërkojmë zgjidhje që është e pranueshme për të dy palët, por definitivisht qëndroj pas asaj që ka mundësi të mos mbajmë konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në”, deklaroi Zaev.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...