Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Zaev: Futbolli është lojë, fqinjësia e mirë duhet të ruhet

Shkup, 8 tetor – Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev e ka uruar ekipin e Kosovës për lojë të mirë, teksa ka shtuar se fqinjësia është diçka që duhet “të ruhet me vjet, dekada dhe shekuj”.

Kosova ka pësuar humbje ndaj Maqedonisë Veriore në gjysmëfinale të play-offit të Ligës së Kombeve për kualifikim në Kampionatin Evropian. Maqedonia Veriore fitoi këtë përballje me rezultat prej 2 me 1, në një ndeshje që e kontrolloi mjaft mirë që nga minuta e parë.

“Futbolli është lojë, adrenalinë dhe frymë ekipore. Golat janë vetëm numra që skadojnë pas 90 minutave. E fqinjësia e mirë është maturi dhe respekt që duhet të zgjasë me vjet, dekada dhe shekuj”, ka shkruar ai në Facebook.

Zaevi ka uruar futbollistët maqedonas, të cilët i ka quajtur “krenaria jonë”, për fitoren që i çon më tutje në rrugën drejt Evropianit.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...