Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

Zaev: Ju garantoj se me Bullgarinë nuk negociojmë për identitetin dhe gjuhën

Shkup, 3 dhjetor – Zhurnal.mk – Kryeministri i vendit Zoran Zaev sot para gazetarëve dërgoi porosi për qytetarët për t’i bindur dhe garantuar se aspak nuk po negociohet për identitetin dhe gjuhën me Republikën e Bullgarisë, informon Zhurnal.

Siç tha ai, e drejta e një populli është të vetvendosë se si ndjehet. Gjuha maqedonase siç tha Zaev, është i pranuar në gjithë botën dhe si maqedonas, miqë të bullgarëve, duhet të vazhdojnë të ndërtojnë miqësinë.

“Qëndrimi është i qartë për të gjithë. Ne jemi komb i pavarur i cili është zhvilluar ashtu siç janë zhvilluar paralelisht të gjitha kombet. Gjuha jonë është e njejtë si të gjitha gjuhët nga prejardhja sllovene. Vjen nga gjuha e vjetër sllovene, nga kultura e vjetër sllovene, përmes zhvillimit të alfabetit glagolik të sh. Kirili dhe Metodi dhe alfabeti cirilik nga pasardhësit e tyre sh.Kliment dhe Naum Ohridski, janë zhvilluar gjuhët. E saktë, kemi një pjesë të historisë së përbashkët e cila lidhë dy vendet dhe dy popujt, prej ku krijohen edhe gjuha bullgare edhe gjuha maqedonase, e kështu edhe gjuha serbe e të gjitha gjuhët tjera sllovene”, deklaroi Zaev sot në Negotinë.

Ai tha se vetëm duke respektuar njëri tjetrin, mund të arrijmë marrëveshje të cilat do të ndërtohen perspektiva dhe miqësi.

“Negociojmë për çështje se prej ku filloi problemi. Emri i gjatë dhe emri i shkurtë. Vallë Maqedonia e Veriut ka aspirata drejt Bullgarisë apo jo. Kemi konfirmuar, siç e zgjidhëm në NATO, ashtu edhe në BE, përmes notës, ku konfirmojmë se Maqedonia e Veriut nuk ka pretendime teritoriale dhe për përzierje në çështjet e brendshme dhe të drejtat e pakicave, sepse edhe Bullgaria nuk ka dhe kjo është e rregulluar ndërkombëtarisht”, tha Zaev.

Zaev shtoi se negociatat edhe më tej do t’i vazhdojë Ministria e Punëve të Jashtme, ndërsa Buçkovski do të jetë vetëm motivues për zbatimin e marrëveshjes për fqinjësi të mirë, informon Zhurnal.

“Negociatat i udhëheqë MPJ në krye me Bujar Osmanin, sekretarin shtetëror dhe kabinetin. Është kyçur edhe zv.kryeministri për çështje evropiane Nikolla Dimitrov si dhe kabineti im me ambasadorin e ardhshëm në NATO, Dane Taleski. Buçkovski duhet të jetë ai i cili do të jetë motivues i realizimit të marrëveshjes”, tha Zaev.

Zaev shtoi se ditëve në vijim po bëhen përpjekje të gjenden zgjidhje, edhe pse siç tha, e përgatitëm popullin se ka gjasa të mos miratohet korniza negociuese.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...