Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

Zaev: Nëse Bullgaria na bllokon rrugën për në BE, atëherë do të vijë përgjigja ime

Shkup, 16 tetor – Zhurnal.mk – Kryeministri i vendit Zoran Zaev, sot para mbledhjes së komisionit të ekspertëve bullgaro maqedonas në Shkup, ka deklaruar se që kur është ai kryeministër, deri tani asnjëherë nuk është menduar për një plan B, informon Zhurnal.

Zaev shprehet se gjithnjë ka qenë plani A dhe me shumë durim po presin të gjendet një zgjidhje e përbashkët.

“Dje kishin një ditë pozitive, do të njoftojnë përmes një konference për atë se deri ku kanë arritur gjërat. Ne jemi të lidhur mes vete historikisht si rajon dhe kjo lidhje nga e kaluara duhet të na bëjë miqë, dhe jo të na ndajë. Na pret periudhë e publikimit të informatave pozitive”, tha Zaev.

Sot në Shkup është dita e dytë me radhë që mbahet takimi i përbashkët i historianëve maqedonas dhe bullgar. Mospajtimi më i madh është rreth Goce Dellçev. Bullgarët thonë se ai ka qenë bullgar ndërsa maqedonasit thonë se ai ka qenë maqedonas dhe kërkojnë që kjo çështje të zgjidhet me multiperspektivë.

Kryeministri Zaev sot nuk u përgjigj për atë se çfarë nëse Bullgaria bllokon seancën e parë të përbashkët me Maqedoninë e veriut, si fillim simbolik i negociatave për anëtarësim.

“Nëse vie deri këtu, atëherë do të jap përgjigje. Po të mos ekzistonte Goce-ja, do të duheshte ta shpikim që të jet urë lidhëse për dy popujt”, tha Zaev.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...