Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Zaev: Njohja e rëndësisë së gjuhës rome duhet të jetë pjesë e përpjekjeve për parandalimin e të gjitha formave të diskriminimit

Shkup, 5 nëntor, zhurnal.mk – Sot kryeministri i Qeverisë së Republikë së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev përmes video-fjalimit e uroi Ditën ndërkombëtare të gjuhës rome, 5 Nëntori.

Njëherit u fokusua në dy momente kyçe. Njëri është njohja e rëndësisë së gjuhës rome dhe mbështetja e romëve në gjithpërfshirjen e tyre sociale dhe pjesëmarrjen në zhvillimi e shoqërisë sonë. Tjetra është se në vitin 2019 dhe fillimin e vitit 2020 janë botuar 1.000 kopje të fjalorit në gjuhën maqedonase – rome dhe 800 kopje të Gramatikës së gjuhës bashkëkohore rome nga autori Latif Demir.

“Festimi i tolerancës dhe respektimi i nxitjes së llojllojshmërisë kulturore, për ne në Republikën e Maqedonisë së Veriut përfaqëson njohje dhe respektim të llojllojshmërive në vendin tonë gjatë historisë deri më sot, poashtu edhe në të ardhmen. Kur UNESKO e shpalli 5 nëntorin si Ditë botërore të gjuhës rome në vitin 2015, na dha edhe një arsye më tepër që të festojmë dhe ruajmë gjuhën dhe kulturën rome, që ta njohim rëndësinë dhe barazinë e të gjitha gjuhëve. Gjuha rome është gjuhë zyrtare e të gjithë romëve në botë, e pasuruar me procese historike të migrimeve dhe spektrit të gjerë të ndikimeve”, tha Zaev.

Sipas tij, njohja e rëndësisë së gjuhës rome, njëkohësisht duhet të jetë pjesë e përpjekjeve më të gjera dhe veprimeve për parandalimin e të gjitha formave të diskriminimit, si dhe mbështetje e romëve në gjithpërfshirjen e tyre sociale dhe pjesëmarrje në zhvillimin e bashkësisë sonë.

“njëkohësisht duhet të jetë pjesë e përpjekjeve më të gjera dhe veprimeve për parandalimin e të gjitha formave të diskriminimit, si dhe mbështetje e romëve në gjithpërfshirjen e tyre sociale dhe pjesëmarrje në zhvillimin e bashkësisë sonë. Arsimi luan një rol kyç në këto procese për të siguruar mundësi për të mësimin e historisë dhe kulturës së llojmoshmërive në shoqërinë tonë dhe shoqërive tjera.Në këtë drejtim është edhe botimi i Gramatikës së gjuhës bashkëkohore rome e cila ka për qëllim të kontribuojë edhe në standardizimin e literaturës së gjuhës rome, tha mes tjerash Zaev.

Меѓународен ден на ромскиот јазик

Кога УНЕСКО го прогласи 5 ноември за Светски ден на ромскиот јазик во 2015 година, ни даде уште една причина повеќе да ги славиме и чуваме ромскиот јазик и култура, за да ја препознаеме важноста и еднаквоста на сите јазици.Припадниците на Ромската заедница од Северна Македонија имаа пресудна улога во официјализирањето на ромскиот јазик во мапата на јазиците на народите на светот. Денес застануваме со ромскиот народ и ја славиме културата на Ромите како дел од богатството на целото човештво.Нека ни е честит меѓународниот ден на ромскиот јазик!vlada.mk/node/23064

Posted by Zoran Zaev on Thursday, November 5, 2020

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...