Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

Zaev – Shajder: Ekzistojnë mundësi për zgjidhje dalëse pas bllokimit nga Bullgaria

Shkup, 7 nentor – “Me një komunikim të përforcuar, do të ketë mundësi për zgjidhje dalëse, në mënyrë që të ketë sukses për integrimin tonë, për Bullgarinë, për rajonin dhe BE-në”, tha kryeministri Zoran Zaev në takimin e sotëm me anëtarin e Parlamentit Evropian dhe kryesuesin e Komitetit të përbashkët parlamentar për bashkëpunim midis Bashkimit Evropian dhe Maqedonisë së Veriut, Andreas Shajder.

Siç njoftojnë nga Qeveria, eurodeputeti Shajder në takim shprehu kënaqësinë me raportin jashtëzakonisht të mirë vjetor të Komisionit Evropian për përparimin e Maqedonisë Veriore në procesin e integrimit në BE.

Ai e vlerësoi raportin si një mesazh të fortë dhe konfirmim të vendosmërisë së vendit për të përmbushur detyrimet e tij përpara hapjes së negociatave të anëtarësimit me BE-në.

Nga ana e tij, kryeministri Zaev e falënderoi për mbështetjen e ardhur nga Parlamenti Evropian dhe shprehu pritshmëritë se përkundër vendimit të sotëm të Republikës së Bullgarisë për të mos e mbështetur kornizën negociuese për fillimin e negociatave midis Maqedonisë së Veriut me BE-në, me komunikim të përforcuar dhe angazhim shtesë ekzistojnë mundësi për zgjidhje dalëse, që të ketë sukses për të gjithë, për integrimin e Maqedonisë, për Republikën e Bullgarisë, për rajonin dhe për Bashkimin Evropian.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...