Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Zaevi dhe Filipçe në takim me përfaqësues të veprimtarisë për festime dhe dasma: Dialogu ka filluar, së bashku do t’i gjejmë zgjidhjet më të mira

Shkup, 9 tetor – Kryetari i Qeverisë Zoran Zaevi i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, nga përfaqësues të Komisionit për Sëmundje Infektive dhe të koordinatorëve kombëtarë për kulturë dhe komunikime, pasdite kanë mbajtur takim pune me përfaqësues të restoranteve për dasma dhe festime, përfaqësues të klubeve të natës dhe përfaqësues të një pjese të muzikantëve të cilët perfomojnë në skenë.

Në takim, siç bëri të ditur pres shërbimi qeveritar, palët e prekura e përshëndetën konstruktivitetin  dhe transparencën  e Qeverisë dhe shprehën mirëkuptim dhe vetëdije për rreziqet të cilat grupimi i qytetarëve në ambiente të hapura dhe të mbyllura i sjell për shëndetin publik. Në të njëjtën kohë, kryeministri Zaev dhe përfaqësuesit e Qeverisë kanë demonstruar mirëkuptim për rreziqet dhe humbjet ekonomike të cilat ndodhin në veprimtarinë e festimeve dhe dasmave.

Qëllim i përbashkët të të përfshirëve në dialog, theksojnë, është që të parandalohet çfarëdo qoftë rritje e rrezikut për shëndetin e qytetarëve në kushte kur koronavirusi është në zgjerim gjithkund në rajon dhe Evropë, të pamundësohen kushte për rritjen shtesë të numrit të të sëmurëve edhe me atë numrit të rasteve të vdekjeve, ndërsa në të njëjtën kohë të gjendet zgjidhje e përbashkët për mbështetjen e të prekurve në veprimtarinë e festimeve dhe dasmave e cila është ndër më të goditurat, me qëllim të uljes së dëmit ekonomik.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...