Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Zaharieva do t’i propozojë Borisovit dhe Zaevit të mblidhet Komisioni Ndërqeveritar për Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë

Sofje, 10 nëntor, zhurnal.mk – Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev do të vijë në Sofje sot dhe do të takohet me kryeministrin bullgar, Bojko Borisov, konfirmoi Ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva. Ajo paralajmëroi se do t’u propozojë dy kryeministrave që të mbledhin një Komision Ndërqeveritar për Zbatimin e Marrëveshjes së Miqësisë dhe Fqinjësisë së Mirë, i cili nuk është mbledhur për gati një vit e gjysmë, megjithëse ndërkohë, siç vuri në dukje ajo, shumë pyetje janë grumbulluar.

Ministrja e Punëve të Jashtme bullgare u bëri thirrje përsëri autoriteteve të vendit ta respektojnë dhe zbatojnë Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë dhe t’i shqyrtojnë vërejtjet bullgare.

“Ne kemi vërejtje jo vetëm për historinë, por edhe për ecurinë e projekteve të infrastrukturës, siç është Korridori 8. Gjithkush që udhëton e sheh gjendjen e lidhjes midis dy vendeve. Ne e kemi pritur për një vit e gjysmë programin për bashkëpunim në fushën e kulturës dhe arsimit, të cilin e kemi dërguar, por ende nuk kemi përgjigje nga ata. Përparim është bërë vetëm në fushën e turizmit, por kjo ishte para pandemisë së koronavirusit. Sidoqoftë, ky përparim nuk është aspak i mjaftueshëm”, deklaroi Zaharieva përpara Samitit të sotëm të Ballkanit Perëndimor të Procesit të Berlinit në Sofje, i cili do të bashkëkryesohet nga Kryeministrat Borisov dhe Zaev.

Ministrja e Punëve të Jashtme bullgare tha se Shkupi nuk duhet të mbështetet në atë që dikush do t’i bëjë presion Sofjes për të mbyllur një sy në moszbatimin e Marrëveshjes së Miqësisë dhe Fqinjësisë së Mirë.

“Bullgaria është jashtëzakonisht kategorike. Ne duam të shohim në kornizën negociuese që Marrëveshja do të zbatohet, se Republika e Maqedonisë së Veriut nuk ka pretendime për pakicat. Ka mbi 15.000 botime antibullgare. Ne nuk mund të edukojmë breza të urrejtjes. Ne nuk mund të jemi aleatë në NATO, ndërsa ushtarët bullgarë të quhen pushtues fashistë. Ne duhet t’i kthehemi tonit të fqinjësisë së mirë dhe zbatimit të Marrëveshjes”, tha Zaharieva.

Sipas saj, të pabazua janë akuzat e Zëvendëskryeministrit të Maqedonisë për Çështjet Evropiane, Nikolla Dimitrov se Bullgaria e shkel nenin 2 të marrëveshjes me bllokimin e Maqedonisë së Veriut për BE.

“Unë ju bëj thirrje ta lexojnë më mirë Nenin 2 të Marrëveshjes dhe ai respektohet nga Bullgaria. Në të thuhet se Bullgaria do ta mbështesë Republikën e Maqedonisë së Veriut në rrugën Euroatlantike, duke e ndarë përvojën e saj, por kjo nuk do të thotë se nuk mund të kemi kushte. Deklarata se vetëm Bullgaria ka kërkesa ndaj Maqedonisë për përmbushte të kritereve nuk është e vërtetë”, thotë Zaharieva. Megjithatë, edhe krahas keqkuptimeve, ajo e vlerësoi si të suksesshme kryesimin e përbashkët të Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut me procesin e Berlinit.

“Përkundër pandemisë, edhe ndryshimeve në organizimin e të gjitha ngjarjeve që kemi planifikuar, ne kemi për çfarë të krenohemi. Ajo që liderët e Ballkanit Perëndimor do të nënshkruajnë sot – për një marrëveshje të gjelbër dhe një treg të përbashkët – është sukses. Në fund, të dy bashkëkryetarët kanë diçka për t’u krenuar”, tha Zaharieva.

Takimi i sotëm midis Zaevit dhe Borisovit dhe kryesia e përbashkët fizike me Samitin e Procesit të Berlinit, i cili do për pjesëmarrësit e tjerë do të mbahet onlajn, siç transmetojnë mediat në Bullgari, u bë i mundur pasi Kryeministri bullgar i cili kishte Covid-19 mori test negativ dhe konfirmim se ai nuk ka më koronavirus.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...