Shkup, 17 nëntor – Zhurnal.mk – Ministrja për punë të jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva sot në mëngjes deklaroi se diplomacia bullgare nuk mund të lejojë të udhëheqë politikë për nxirjen e një shteti tjetër, ashtu sikurse, sipas saj udhëheqë Shkupi, informon Zhurnal.
“Për Maqedoninë e Veriut do të ketë vend në BE atëherë kur të jetë e gatshme. Për momentin Bullgaria nuk konsideron se ajo është e gatshme”, deklaroi Zaharieva.
Bullgaria siç tha ajo, do të vazhdojë të mbështeti zgjerimin e BE-së, por autoritetet në Shkup sipas saj, gabimisht e kanë kuptuar se ata mund të pranojnë presionin dhe të ndryshojnë qëndrim.
Zaharieva këshillon Maqedoninë e Veriut të mos heqë dorë menjëherë pas problemit të parë në rrugën drejt përmirësimit të kornizës negociuese dhe paralajmëron se ekzistojnë disa probleme, dhe procesi nuk është dhe aq i lehtë. Sipas saj, edhe Bullgaria ka kaluar këtë rrugë.
“Kur të qetësohen gjakërat, duke përfshirë dhe Bullgarinë, dhe do të fillohet të mendohet jo aq me emocione, kur të ndalojnë të ndërtojnë shtet vetëm mbi ideologjinë antibullgare, atëherë do të arrijnë diçka më tepër. Nga e vërteta nuk mund të iket”, përfundoi Zaharieva.//Zhurnal.mk