Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Zakharieva: Shqetëson gjuha e urrejtjes nga Maqedonia e Veriut ndaj Bullgarisë

Shkup, 9 nëntor, zhurnal.mk – Sot u mbajt takim online i Ministrave të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë dhe Gjermanisë, Bujar Osmani, Hajko Maas dhe Ekaterina Zakharieva, transmeton Zhurnal.

Në pyetje të gazetarëve nëse Bullgaria do ta bllokon Maqedoninë e Veriut në dhjetor kur duhet të mbahet konferenca ndërqeveritare, Zakharieva potencoi se qëndrimet e Bullgarisë janë të pandryshuara dhe se ata ndërmarrin përgjegjësi. Porositi se pala tjetër duhet të jetë e përgjegjshme.

“Besojë se Marrëveshja për Fqinjësi të mirë nga viti 2017, nëse përmbushet me vullnet të mirë dhe me vetëdije dhe nëse nuk kërkohen mënyra për rrumbullaksimin e pikave të sajë, i ka gjitha garancat të zgjidhen çështjet e hapura. Për fat të keqë këtë nuk e shohim një kohë të gjatë dhe disa herë kemi sinjalizuar drejtë kolegëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Vetëm muajt e fundit ka pasur më shumë se 10 mijë publikime me gjuhë të urrejtjes ndaj Bullgarisë, të cilat i vlersojmë si gjuhë të urrejtjes ndaj Bullgarisë, dhe ato nuk duhet të vazhdojnë. Bullgaria është dhe do të jetë njëri nga shtetet që do ti mbështetë vendet nga Ballkani Perendimorë, por edhe ato duhet të kenë përgjegjësitë e tyre dhe të drejtohen kah reformat”, tha Zakharieva.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...