Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Zbrazet Al-Hol, kurdët do të lirojnë 15 mijë ekstremistët të ISIS! Sa shqiptarë ka në kamp

Dyert e kampit  Al Hol duket se do të hapen për shumë nga ektremistët e ISIS-it pas më shumë se 4 vitesh izolimi, për shkak të mbi popollimit por edhe të shpërthimit të rasteve më COVID-19 në mesin e të burgosurve.

Mediat ndërkombëtare raportuan për lirimin së shpejti të dhjetëra terroristëve të burgosurve  në kampin e kontrolluar nga kurdët.about:blank

Sipas raporteve, autoritetet kurde kanë vendosur të lirojnë 15,000 të burgosur nga kampi Al-Hol i cili ndodhet në verilindje të Sirisë, pasi rritja e rasteve me koronavirus ka përkeqësuar kushtet në kampin tashmë të mbipopulluar.

Al-Hol dihet se strehon mijëra luftëtarë të Shtetit Islamik dhe familjet e tyre, për të cilët vetë kurdët kanë paralajmëruar se paraqesin një kërcënim të madh. Drejtuesit e Al-Hol kanë paralajmëruar se nuk mund të mbajnë përgjegjësi për rreth 65,000 ekstremistë të strehuar në këtë kamp për një kohë të gjatë. Dhe pandemia vetëm ka shpejtuar të pashmangshmen.

Ky lirim masiv dhe i papritur i militantëve  përbën një kërcënim të madh për të gjithë Europën. Ekspertët po paralajmërojnë se çdo radikal që tundohet të largohet nga kampi mund të bashkohet me shumicën e emigrantëve sirianë dhe të drejtohet për në Europë.

Hans-Jakob Schindler, drejtor i Projekti Kundër Ekstremizmit thotë se rreziku që vjen nga Al-Hol prek sidomos vendet që ndodhen në vijën e parë të krizës së refugatëve, si Italia, Greqia dhe Ballkani. “Ka një numër të konsiderueshëm eskremistësh në Al-Hol që nuk de-radikalizuan dhe do të dalin më të rrezikshëm se më parë,” tha ai.

Sa shqiptarë ka në kamp

Bedri Elezi, drejtor i Institutit për Studime Ndërkombëtare në Kosovë, zbulon per Gazeten “Si” se në kampin e ruajtur nga kurdët në Veri të Sirisë janë strehuar rreth 53 fëmijë dhe gra nga Shqipëria, të cilët presin të kthehen në vendin e tyre. “Gjithsej në Kampin Al Hol janë 144 shqiptarë nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi”, i thotë ai gazetës.

Megjithatë është ende e paqartë nëse ata do të jenë në mesin e ekstremistëve të liruar dhe nëse po, si do të veprohet për riatdhesimin e tyre

Në një tjetër investigim të kryer ditë më parë nga BBC tregonte se gratë që vazhdojnë të kenë ide ekstremiste mbahen të veçanta dhe nën vëzhgim gjatë gjithë kohë, pasi mendohet se do t’ia përçojnë edhe fëmijëve. Por, ka shumë të tjera, ndër to edhe gra shqiptare të cilat janë të dëshpëruara për t’u kthyer në shtëpi.

Një delegacioni zyrtar nga Republika e Shqipërisë bëri disa javë më parë një vizitë zyrtare në Sirinë verilindore, me fokus riatdhesimin e shtetasve shqiptarë në kampin Al-Hol por arritën të rikthejnë vetëm pesë prej tyre. Ferri” në kampin ‘Al- Hol’ në Siri mori fund për 4 fëmijë shqiptarë dhe një grua në karrocë me rrota . Floresha Rasha me fëmijët e saj Amar Rasha, Emel Rasha dhe Hatixhe Rasha si edhe Endri Dumani u rikthyen në Shqipëri për tu bashkuar me familjet e tyre.

Mes të shpëtuarve është  Endri Dumani, 11-vjeçari nga Dibra i cili kishte në këtë kamp 6 vite, e ndërsa motra e tij Eva, ka refuzuar që të dalë, duke u fshehur në momentin që trupat shqiptare kanë mbërritur në kamp. Me shpëtimin e Dumanit nga kampi Al-Hol në Siri, më herët të Alvin Berishës, në total shkon 26 i të nxjerrë nga kampi Al-Hol në 2 operacione, por më shumë se 50 shqiptarë janë ende në pritje.

Zyrtarë në Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq janë shprehur se gratë dhe fëmijët që kanë jetuar në kampe gjatë gjithë kohës, kanë nevojë për kujdes të veçantë, sidomos të miturit të cilët nuk kanë qasje për shkollim dhe mund të preken nga sëmundje ose të abuzohet me ta.

Ndërkohë që Elodie Schindler, zëdhënëse e Kryqit të Kuq thotë se shtetet duhet të inkurajojnë balancimin e çështjes së sigurisë dhe llogaridhënies me nevojat e njerëzve.

“Vendet e origjinës nuk mund t’u kthejnë shpinën”, tha ajo. Të dhënat kanë treguar se, kushtet e kampit janë të këqija, nuk ka kanalizime, gjithandej mban erë të keqe dhe askush nuk ka një përgjigje për gratë dhe fëmijët të cilat vuajnë pasojat e burrave të tyre ekstremistë.

Rreziku që i kanoset Europës

Duke shfrytëzuar anijet e mbipopulluara që udhëtojnë nga kombet e shkatërruara nga lufta, si Siria dhe Libia, për në Europë, shumë nga terroristët e mbetur në Siri po maskohen si emigrantë të ligjshëm Kjo teknikë nuk është e re, por është përdorur shumë nga terroristët vitet e fundit.

Një rast është ai i Salah Abdeslam, një nga autorët e sulmeve terroriste në Paris në vitin 2015 që u mori jetën 130 njerëzve dhe la më shumë se 350 të plagosur. Abdeslam besohet të ketë bërë katër udhëtime në Hungari gjatë të cilave ai mori terroristë të tjerë të lidhur me sulmet në Bruksel dhe Paris.

Pas sulmeve të Parisit dhe incidenteve të ngjashme në vendet fqinje, kërcënimi i sigurisë që vinte nga kriza e refugjatëve u kthye në fokusin kryesore të BE-së.

Megjithëse emrat e këtyre ekstremistëve ishin në bazat e të dhënave evropiane kundër terrorizmit, shumë prej tyre u paraqitën si refugjatë dhe mbanin pasaporta false.

Po ashtu numri i madh i refugjatëve përgjatë këtyre udhëtimeve po u jep ekstremistëve një grumbull të bollshëm rekrutësh që mund të radikalizohen.

Tani, me zhvendosjen e fokusit tek COVID-19 në sistemet shëndetësore dhe financiare, aftësia për të mbajtur nën kontroll kush hyn si refugjatë në Europë po bëhet gjithnjë e më e kufizuar.

Jo vetëm që ka më pak fuqi punëtore në dispozicion për të monitoruar dhe policuar fluksin e të huajve, por edhe vetë protokollet shëndetësore të krijuara për të ngadalësuar përhapjen e virusit është në favor të ekstremistëve të infiltruar. Veshja ee maskave të fytyrës për shembull tani e bën më të lehtë për sulmuesit që të maskohen gjatë kalimit të kufijve ndërkombëtarë.

Ngjarjet e muajve të kaluar kanë treguar që dhuna ekstremiste është ende një kërcënim për Europën. Pavarësisht bllokimeve në të gjithë kontinentin, një sërë celulash xhihadiste janë identifikuar në qytete të mëdha në Francë, Spanjë dhe Gjermani që nga fillimi i vitit 2020.

Sikur të mos mjaftonte kjo, pandemia u ka dhënë grupeve militante materiale të shumta për propagandë, qoftë duke fajësuar Perëndimin për përhapjen e virusit ose duke promovuar teori konspirative për origjinën e sëmundjes. ISIS madje ka pohuar se koronavirusi është një shenjë e Ditës së Gjykimit që po afrohet dhe një shenjë që besimtarët duhet të bashkohen për kauzat e tyre luftarake.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...