Agjencia Zhurnal.KS
Teknologji

Zbulohet një maskë që shërben në luftën kundër coronavirusit dhe përkthen në tetë gjuhë të botës

Kohët e fundit, për shkak të pandemisë, maskat mbrojtëse janë bërë pjesë e jetës së përditshme të njerëzve.

“Startupi” japonez, Donut Robotics doli me një risi interesante – ai krijoi një maskë të zgjuar, e cila lehtëson komunikimin gjatë distancimit shoqëror.

Maska e zgjuar C-Face mund të, në kombinim me aplikacionin, të transkriptojë fjalimin, të rrisë vëllimin e zërit të përdoruesit dhe të përkthejë fjalimin në tetë gjuhë të ndryshme, shkruan CNN.

Për shkak se ka disa vrima në pjesën e përparme për qarkullimin e ajrit, C-Face nuk mund të ofrojë mbrojtje kundër COVID-19, transmeton Telegrafi.

Në vend të kësaj, ajo është krijuar për të lehtësuar komunikimin dhe vendoset mbi një maskë standarde për fytyrën.
Kjo mbulesë e re është bërë prej plastike dhe silikoni, dhe ka një mikrofon të integruar që lidhet përmes Bluetoothit në celularin e përdoruesit dhe mund të përkthejë në gjuhën kineze, koreane, vietnameze, indiane, angleze, spanjolle dhe frënge dhe anasjelltas.

Postime të ngjashme

Tesla pranon bitcoin për shitjen e veturave

S.B.

Përdoruesit e Android-it raportojnë një numër problemesh me aplikacionet e tyre – ja si të zgjidhet problemi

S.B.

SpaceX shpreson të “lëshojë dhe zbresë” një prototip të ri të Starship këtë javë – pas shpërthimit të tri të tjerave

S.B.

Samsung dëshiron të sjellë një telefon inteligjent që paloset dy herë

S.B.

Shitet për 2.9 milionë dollarë postimi i parë në Twitter

S.B.

Nëse identifikoheni me më shumë se gjysmën e këtyre gjërave, ju jeni të fiksuar pas mediave sociale

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...