Shkup, 4 nëntor, zhurnal.mk – Drejtori i ri i Institutit për sëmundje të mushkërive dhe TBC është dr. Suad Zejnel nga Klinika e Pulmonologjisë, ndërsa dr. Bashkim Osmani do ta drejtojë ISHP Klinika për reumatologji, informoi sot Ministria e Shëndetësisë.
Zejnel dhe Osmani vijnë në vendet e dr. Arben Labenishta dhe dr. Filip Guçev, të cilët kanë menaxhuar deri më tani me këto klinika.
Ministria thekson se deri në fund të kësaj jave, drejtorët e rinj pritet të emërohen në Qendrën për Shëndetin Publik, klinikat për kardiologji, toksikologji dhe pediatri, si dhe në Institutin për Sëmundjet e mushkërive te fëmijëve Kozle.