Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

Zeka: Për hetimet (arrestimet) në Kosovë dhe Shqipëri pyeteni Artan Grubin?

Shkup, 9 nëntor, zhurnal.mk – Arrestimi dhe dërgimi në Hagë i Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit do të pasohet dhe nga arrestime të tjera jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri paralajmëron analisti, gazetari dhe ish deputeti i Kosovës, Milaim Zeka, transmeton Zhurnal.

Në një intervistë dhënë mbrëmë me Skype për Ora News, Zeka thotë se ka për të pasur zhvillime dramatike këto ditë.

Gazetarja pyeti ish deputetin se nëse specialja nuk kishte një mandat, atëherë si është lejuar të bëhen këto hetime në Shqipëri?

Por Zeka për këtë pyetje gazetaren e drejtoi te bashkëpunëtori më i ngushtë të Ahmetit, Artan Grubi. Zeka për atë se pse duhet të pyetet Grubi për hetimet e mundshme në Shqipëri nga Specialja, nuk dha detaje.

“Për këtë duhet ta pyesni Lulzim Bashën i cili në atë kohë ka punuar në UNMIK në Kosovë. Duhet ta pyesni njërin nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Ali Ahmetit, z.Artan Grubin, por mund ta pyesni edhe vajzën e Sali Berishës e cila poashtu ka punuar së bashku me Bashën në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Prishtinë në sektorin që janë marrë me hulumtimin e krimeve të luftës. Pastaj keni edhe plotë shqiptarë të Shqipërisë siç është Linda Baleta e cila poashtu ka punuar në këto autoritete”, ka deklaruar Milaim Zeka, ish deputet.

Ky pohim i Zekës për Artan Grubin, ka ngritur shumë dilema në opinionin mbarëkombëtarë rreth arrestimeve të ish zyrtarëve më të lartë të UÇK-së si dhe për hetimet që po i bën Specialja në Shqipëri.

Çfarë di zv/kryeministri Artan Grubi më tepër rreth këtyre arrestimeve si dhe për hetimet në territorin shqiptarë nga specialja, është pyetje që ngërthen shumë dilema dhe që opinioni dëshiron përgjigje nga personi në fjalë.

Kujtojmë që Artan Grubi ka punuar në Tribunalin e Hagës për pesë vite me rradhë duke përfshirë detyra në Prishtinë, Tiranë dhe Hagë. Duke u nisur nga e kaluara e Grubit ndoshta merr edhe kuptim ajo që thotë Milaim Zeka, se rreth ndodhive të fundit që kanë shkaktuar jo pak shqetësim në opinion rreth arrestimeve të Thaçit, Veselit si dhe hetimet në Shqipëri, personi që ka informata më shumë është Grubi, duke pasur parasysh dhe kontaktet që mund t’i ketë ruajtur në Tribunalin e Hagës.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...