Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë

Zemaj: 20 për qind e vaksinës kundër COVID-19 do të sigurohen falas, pjesa nga buxheti

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj edhe një herë ka përsëritur se 20 për qind e vaksinës kundër COVID-19 do të sigurohen falas. Ndërsa, pjesa tjetër do të jetë blerje nga buxheti i Kosovës.

Sa i përket dozës ai tha se do të vaksinohen të gjithë qytetarët e Kosovës, sipas nevojës për vaksinim.

“20 për qind do të jepet falas, dhe pjesa tjetër do të jetë blerje nga buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë së Kosovës… Të gjithë qytetarët e Kosovës, sipas nevojës për vaksinim”, ka thënë ai.

Së fundmi, kompania farmaceutike Pfizer ka njoftuar se të dhënat paraprake nga vaksina e saj për korona virusin tregojnë se ajo është më shumë se 90% efektive, një përqindje shumë më e lartë sesa pritej.

Analiza e përkohshme u bë te 94 persona të konfirmuar me Covid-19, mes 43 mijë vullnetarëve që morën dy doza vaksine. Pfizer tha se vaksina filloi të japë efekt 7 ditë pas marrjes së dozës së dytë dhe 28 ditë pas marrjes së dozës së parë. /KsP.

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...