Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë

Zemaj: Të gjithë mjekët specialistë do të jenë të punësuar, asnjë prej tyre s’do të mbetet në rrugë

Prishtinë, 16 nëntor, zhurnal-ks – Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka mbajtur sot një konferencë për medie, me ç’rast ka folur për punësimin e specialistëve të papunë.

Zemaj deklaroi se të gjithë mjekët specialistë do të jenë të punësuar dhe se asnjë prej tyre s’do të mbetet në rrugë.

“Armatës së mjekëve po i shtohet profesionalizmi dhe përkrahja. Para disa ditësh edhe 1500 kolegë tuaj iu bashkuan kuadrit specialistik. Nuk ka asnjë specialist që do të mbetet në rrugë.Të gjithë mjekët specialistë do të jenë të punësuar. Të gjithë ata do të kenë vend në spitale, ndërsa mjekët do ta fitojnë specializimin. Duhet të kemi mjekë sipas nevojave. Ky nuk ka qenë vetëm premtim, ky është zotim i Qeverisë së Kosovës”, tha Zemaj.

Ai shtoi poashtu se sot po filohet arritja e qëllimit të specialistëve, të cilët kanë kërkuar të drejtën e tyre dhe iu mohua për vite me radhë.

“Të nderuar specialistë, keni kërkuar të drejtën tuaj të mohuar tash e sa vjet, sot po fillojmë t’ia arrijmë këtij qëllimi. Kosova ka nevojë për ju, ju pret puna dhe zbatimi i betimit të Hipokratit”, shtoi Zemaj.

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...