Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Zemon: Me veton eventuale Bullgaria po ndërton murë kinez mes dy vendeve

Shkup, 1 dhjetor, zhurnal.mk – Profesori universitar Rubin Zemon në emisionin “Utrinski Brifing” ka komentuar për mardhëniet Maqedoni e Veriut-Bullgari, gjegjësisht kontestin mes dy vendeve, transmeton Zhurnal.

Ai thotë se gjitha shtetet në një mënyrë janë eksperiment dhe vetë kombi është eksperiment.

“Për fat të keq në Evropë fitoi ajo ide e kombit. Në Ballkan ka shtete të fuqishme, kombe, Greqia, Bullgaria, Serbia dhe kemi 4 shtetet multikulturore BeH, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia. Në këtë kontekst mendoj se shtetet më të vogla nuk kanë zgjidhje përvec multikulturalizmit dhe shoqëri të hapur nëse dëshirojnë të mbijetojnë si etnitete”, deklaroi Zemon.

Sipas tij strategjia për një shoqëri për të gjithë e pati at fat që u miratua. “Erdhën autoritetet më të mëdha botërore dhe e përshëndetën strategjinë e parë për multikulturalizëm. Mirë u fillua, në Qeveri u miratua, por erdhi Covid-19 dhe ngadalsua në një mënyrë e gjithë puna”, thotë Zemon.

“Nuk kemi pasur asnjëherë problem me etnologët në Sofje rreth çështjes së Maqedonisë. Problem në komunitetin akademik është te historianët të cilët më shumë janë me begraund politik. Ekzistonte një mosmarrëbveshje në Sofje te historianët, antropologët, sociologët. Mendoj se në shoqërinë atje nuk ka shumë interes për Maqedoninën, por në një moment të caktuar një parti minore arriti ta imponon çështjen edhe në jetën e përditshme atje”, vlerëson Zemon.

Ai tha se me veton eventuale Bullgaria po ndërton murë kinez mes dy vendeve.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...