Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Zgjedhjet në Moldavi, gara mes kandidates pro-evropiane dhe presidentit pro-rus

Në Moldavi nisi të dielën procesi elektoral për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, me kandidaten pro-evropiane Maia Sandu që sfidon presidentin në detyrë të vendit të mbështetur nga Moska.

“Unë votova për Dodon. Megjithatë, mendoj se nuk kishte një kandidat të saktë për të votuar. Për fat të keq, të gjithë ata, në këndvështrimin tim janë të korruptuar, ndaj fatkeqësisht nuk kemi shumë zgjidhje. Por për mendimin tim është më mirë të anojmë nga Rusia sesa nga Evropa”, shprehet Vitalii, banor i Çisinaut, Moldavi.

“Unë votova për Maia Sandu dhe kundër Igor Dodon, sepse gjatë fushatës elektorale ai u tregua shumë paragjykues, arrogant dhe i ashpër në fjalorin e tij. Kjo më bëri të ndihem e turpëruar për të gjitha vitet e presidencës së tij. Ndaj dua t’i jap një shans një gruaje intelektuale në një shoqëri ende patriarkale”, tha Corina, banore e Çisinaut, Moldavi.

Zgjedhja e moldavëve, jo vetëm këtu në Moldavi, por edhe e atyre që jetojnë në Rusi, vende të Evropës perëndimore, apo në zona të tjera të botës do të ketë një sërë pasojash, jo vetëm për një të ardhme të afërt të vendit, por për të gjithë rajonin.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...