Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Zhduket objekti misterioz në Utah për të cilin fliste e gjithë bota

Një monolit misterioz metalik i zbuluar javën e kaluar në shkretëtirë në shtetin amerikan të Utah është zhdukur, thonë zyrtarët.

Sipas BBC monoliti ishte pikasur nga punonjësit e shtetit të Utah që po fluturonin me helikopter në një zonë të shkretë. Qëllimi ishte të numëronin dhitë e egra. Monoliti i bërë nga një metal akoma i papërcaktuar, ishte në kontrast me shkretëtirën.

Struktura ngjan me filmat fantastiko-shkencorë. Menjëherë rrjeti ka ndezur fantazinë, duke spekuluar se është një objekt alien.

Por ata që e zbuluan thanë se ai nuk duket se ka rënë nga qielli, por se dikush e ka ngulur në tokë.

Ryan Bacher, një pilot helikopteri i Utah i cili vizitoi vendin të Premten pasdite, i tha stacionit televiziv lokal KSL se kur shoku i tij u kthye të nesërmen ajo ishte zhdukur .

Byroja shtetërore e Menaxhimit të Tokës (BLM) tha në një deklaratë se nuk kishte hequr “strukturën e cila konsiderohet pronë private” .

Nga monoliti deri tani kanë mbetur vetëm një grumbull gurësh dhe asgjë tjetër. Byroja e Utah për Menaxhimin e Tokës tha se kishte parë raporte të besueshme se objekti ishte hequr “nga persona e panjohur”.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...