Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni Rekomanduar

Zhurnal mëson: Prokurorja për Krim të Organizuar, Fatime Fetai do ta fton në pyetje Ali Ahmetin, lidhur me dështimin e regjistrimit të popullësisë në vitin 2011

Shkup, 17 shtator, Zhurnal.mk – Agjencia e Lajmeve Zhurnal mëson se Prokuroria për krim të organizuar do ta fton në pyetje kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmetin lidhur me dështimin e regjistrimit të popullësisë në vitin 2011.

Lidhur me këtë lëndë kishte hapur Prokuroria Speciale Publike, por pas shuarjes së saj, tani me lëndën udhëheqë Prokuroria Themelore Publike.

Zhurnal mëson se lideri i integristëve Ali Ahmeti do të merret në pyetje nga Prokurorja Fatime Fetai.

Përvec Ahmetit, atëherë PSP kishte hapur hetim edhe ndaj ish kryeministrit të atëhershëm Nikolla Gruevski.

Pse regjistrimi ishte tërësisht i stopuar e jo i prolonguar, kësaj pyetje duhet të përgjigjet lideri i BDI-së Ali Ahmeti në Prokurori.

Sipas informacioneve të Zhurnal, prokurorja Fetai do të kërkon përgjigje lidhur me dështimin e regjistrimit, se pse pas 4 ditë pasi filloi regjistrimi, i njejti u ndalua dhe për këto ditë ishin harxhuar 3 milion euro për materiale dhe mjete tjera të duhura për regjistrim.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...