Agjencia Zhurnal.KS
Sport

Zidane për humbjen e thellë të Real Madridit kundër Valencias: Unë kam faj

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, e ka marrë përgjegjësinë e plotë për humbjen e thellë kundër Valencias të dielën. Kjo ishte hera e parë që Real Madridi i pranon katër gola në La Liga nën udhëheqjen e trajnerit francez.

Valencia e mundi 4:1 Real Madridin në Mestalla falë he-trikut të Carlos Solerit nga penalltitë dhe autogolit të Raphael Varane, transmeton Gazeta Express.

Kampioni në fuqi e nisi mirë dhe kaloi në epërsi falë golit fantastik nga Karim Benzema, por më pas i pranoi katër gola radhazi për herë të parë në një ndeshje lige që prej humbjes 5:1 kundër Barcelonës në tetor të vitit 2018 – një rezultat që i kishte kushtuar me punë Julen Lopeteguit.

Zidane, i cili e zëvendësoi Lopeteguin, e pranoi fajin për paraqitjen e Madridit në Mestalla dhe është i vetëdijshëm se i duhet t’i zgjidhë problemet në mbrojtje, pasi skuadra e tij i ka pranuar 14 gola në shtatë ndeshje në të gjitha garat.

“Tri penallti dhe një autogol është e tepërt. Faji është i imi, sepse unë jam trajneri dhe unë duhet të gjej zgjidhje”, tha Zidane pas ndeshjes.

“Nuk mund ta arsyetoj atë që ndodhi. Është një ditë e keqe, nuk ka arsyetime. Ne duhet të përmirësohemi patjetër në mbrojtje”, shtoi ai.

Postime të ngjashme

Policia i merr në pyetje zyrtarët e Kombëtares për rastin Muric-Zhegrova

M O

Nedved, kategorik

M O

Zyrtare: Sami Sermaxhaj emërohet trajner i Drenicës

M O

Coutinho-Odegaard, projektohet shkëmbimi

M O

Sonte miqësorja Kosovë – Lituani

M O

Vetëm pesë lojtarë nuk janë në shitje te Juventusi

M O

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...