Sofje, 11 nëntor, zhurnal.mk – Zv/kryeministri i Bullgarisë, Tomisllav Donçev në një prononcim për “BTV” ka komentuar mardhëniet maqedono-bullgare si dhe kontestin e hapur mes dy vendeve, transmeton Zhurnal.
Ai vlerson se Shkupi duhet ta shfrytëzon mundësinë që e ka, por nuk dha parashikime për zgjidhjen e çështjeve të hapura mes dy vendeve.
“Bullgaria ka ndërmarrë hapa të mjaftueshëm për mbështetje të Maqedonisë së Veriut gjatë viteve të fundit. Sofja nuk e konteston identitetin e popullatës në Maqedonisë së Veriut. Për dallim nga identiteti, që secili mund të zgjedh se si ndjehet, ekziston shkencë historike e cila punon me fakte”, tha Donçev.