Agjencia Zhurnal.KS
Ekonomi Maqedoni

Zv.kryeministri Bytyqi takohet me përfaqësues nga LOE, propozohen masa për pakon e katërt ekonomike

Shkup, 7 shtator – Zhurnal.mk – Sot zv.kryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi ka realizuar takim me përfaqësuesit e Lidhjes së Odave Ekonomike, të udhëhequr nga kryetarja Danela Arsovska, informon Zhurnal.

Ky takim është realizuar me qëllim që të vazhdohet dialogu mes qeverisë dhe sektorit të biznesit për të krijuar politika dhe masa për zhvillimin e ekonomisë së re.

Në takim janë propozuar masat konstruktive të cilat do të meren parasysh gjatë krijimit të pakos së katërt të masave për të mbështetur ekonominë dhe qytetarët.

“Në mënyrë që të vazhdoj dialogun në mes Qeverisë dhe sektorit të biznesit për të krijuar politika dhe masa për zhvillimin e ekonomisë së re dhe të qëndrueshme të Maqedonisë Veriore, sot kisha nderin të takohem me përfaqësuesit e Lidhjes së Odave Ekonomike të udhëhequr nga kryetarja Danela Arsovska.

I diskutuam të gjitha propozimet konstruktive që do t’i marrim parasysh gjatë krijimit të pakos së katërt të masave për të mbështetur ekonominë dhe qytetarët, duke u fokusuar në atë se si do të adresohen më mirë nevojat e grupeve më të prekura, për të kapërcyer sfidat e krizës socio-ekonomike të shkaktuar nga KOVID-19″, ka njoftuar zv.kryeministri Bytyqi.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...