Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Zv/Ministri Nuhiu për gjykimin në Hagë: Burimi i dëshmive duhet të provohet

Shkup, 10 nëntor, zhurnal.mk – Zv/Ministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu, ka shkruar rreth gjykimit që po mbahet në Hagë kundër ish udhëheqësve të Republikës së Kosovës, njëherësh ish drejtues të UÇK-së, ku ka theksuar se Prokurori i Specializuar nuk do ta ketë aq lehtë përballjen me të akuzuarit në Hagë!

Zv. Ministri Agim Nuhiu ka cekur se “burimi i dëshmive duhet të provohet, sepse shpeshherë burimi i provave e ndryshon cilësinë e saj. Nëse nuk provohet burimi i provës konkrete, atëhere do të kemi papërdorshmërinë e asaj prove”.

Ja postimi i z. Agim Nuhiu:

Në betejën juridike, Prokurori i Specializuar nuk do ta ketë aq lehtë përballjen me të akuzuarit në Hagë!
Akuza për ekzistencën e qëllimit të përbashkët kriminal nuk do të mbetet nën hijen e veprimeve hetimore dhe ndjekjes penale te ndermarrë nga ana e Prokurorit te Specializuar. Ajo duhet të argumentohet gjatë zhvillimit të procedurave para Dhomave te Specializuara me prova! Prezentimi i provave do të bëhet në prani të të akuzuarve me qëllim të kundër argumentimit. Po edhe burimi i dëshmive duhet të provohet, sepse shpeshherë burimi i provave e ndryshon cilësinë e saj. Nëse nuk provohet burimi i provës konkrete, atëhere do të kemi papërdorshmërinë e asaj prove. Gjykimi per përgjegjesi penale nuk është aq i thjeshtë!

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...