Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë

​Veliu nuk i përgjigjet ftesës për raportim në Komision për shkarkimin e Qalajt dhe shuarjen e Task-Forcës

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu nuk i është përgjigjur ftesës së Komisionit për Çështje të Sigurisë për të raportuar lidhur me shkarkimin e ish drejtorit të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj dhe shuarjen e Task-Forcës.

Papërgjegjësi mosardhjen e Veliut për raportim e ka konsideruar kryetarja e këtij komisionit, Fatmire Kollçaku.

Kollçaku propozoi hetim parlamentar duke krijuar komision hetimor për shuarjen e Task-Forcës anti korrupsion.

E Rexhep Selimi anëtar i këtij komisioni ka thënë se nëse Veliu nuk dëshiron që të raportoj para komisionit atëherë ai duhet të ftohet në interpelancë, derisa u pajtua që të ngritet komision hetimor për shuarjen e Task-Forcës.

Mosshkuarjen në këtë komision për të raportuar për dy çështje të pakuptimtë po e quan edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu.

Ajo tha se është e papranueshme injorimi i ministrit Veliu për raportim në Komisionin për Siguri, raporton KP.

“Ne kemi ofruar data dhe ai nuk gjen mundësi. Përgjigja e tij se e ka agjendën e zënë është kamuflim dhe papërgjegjësi e plotë sepse është dashur të arsyetoj agjendën më të rëndësishme sesa raportimit para komisionit dhe deputeteve kjo qeveri duhet ta ndal arrogancës në fund të fundit policia është e Kosovës e jo e partive politike. Ky institucion ka filluar të degradohet dhe të humb respektin ndaj qytetarëve. Qeveria të mos bëjë mashtrime optike pa dhënë sqarime ne duhet t’i dërgojmë ministrit të papërgjegjshëm kërkesë”, tha Musliu.

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...