Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

30 ditë paraburgim për kumbarin e Gruevskit, Risto Novaçevski

Shkup, 19 tetor, zhurnal.mk – Në vend që të përfundonin në arkën e partisë VMRO-DPMNE, mbi 1,3 milion euro donacione nga kompanitë dhe anëtarët e partisë, Nikolla Gruevski i ka përdorur për të blerë parcela në Vodno për nevoja personale. Prokuroria e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit njoftoi pas një hetimi të gjatë se i arratisuri Gruevski dyshohet për pastrim parash. Përveç tij, dyshohen edhe kushëriri i tij Sasho Mijallkov, biznesmeni Orce Kamcev dhe nëna e tij Ratka Kamçeva, Nenad Josifoviç si dhe kumbari i Gruevskit, Risto Novaçevski.

“Paratë e besuara për punën e tij si lider i një partie politike, ai i ka marrë për vete ose një pjesë të atyre nuk i ka evidentuar si donacione nga individë dhe persona juridikë nëpër raporte, dihet që çdo parti duhet të ketë listë të donatorëve të personave fizikë e juridikë. Disa nga personat fizikë dhe juridikë nuk janë fare në listën e donatorëve kurse i kanë dhuruar fonde partisë”, tha Villma Ruskoska, prokurore.

Sipas prokurorisë, Gruevski ka mbledhur 1.3 milion euro nga donacionet për partinë në periudhën 2006 dhe 2012. Mes tetorit 2012 dhe shtatorit 2013, me paratë i ka blerë parcelat. I dyshuari i dytë, Sasho Mijallkov, kushëriri i Gruevskit, ka kërkuar nga një person që ka kompani “of shor” qasje deri te vulat dhe xhirollogarinë. Një kompani simotër është themeluar në Shkup kurse Risto Novaçevski, kumbari i Gruevskit, është emëruar drejtues. Nga kjo llogari janë paguar paratë pronarëve për parcelën në Vodno, prej 11 mijë metra katrorë. Me publikimin e “bombave” në vitin 2015 dhe bisedën e përgjuar se Gruevski ka blerë parcela të shtrenjta, pronësia i është bartur një kompanie, e menaxhuar nga Orce Kamçev, në pronësi të nënës së tij- pretendon prokuroria. Prokurorja Ruskovska kërkoi paraburgim vetëm për Novaçevskin ku edhe iu shqiptuan 30 ditë. Të dyshuarit e tjerë kanë pasur masa kujdesi.

“Duke pasur parasysh afërsinë me të dyshuarin e parë dhe se për këtë person nuk kishte asnjë procedurë, prokuroria mirë e sqaroi këtë para gjykatës, besojmë se ka arsye reale për t’u arratisur”, deklaroi Villma Ruskoska, prokurore.

Prokuroria në mënyrë shtesë ka kërkuar të ngrihen parcelat në Vodno apo që mos të mund të shiten.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...