Agjencia Zhurnal.KS
Ekonomi Maqedoni

90% e zanateve drejt zhdukjes, i pret historia

Shkup, 27 shtator – Zanati për prodhimin e litarit me dorë, si duket do të mbetet vetëm si kujtim për brezat e vjetër!

Abdulfeta Zeqiroski është i vetmi dhe i fundit në Kërçovë që bën prodhimin e litarit për nevoja bujqësore.

Miçoja siç e quajnë kërçovarët, çdo ditë bashkë me familjen fillon punën në ora 9 të mëngjesit para shtëpisë së tij.

Kjo është një makinë dore 200 vjeçare e cila përdoret me dorë dhe më këtë makinë të vetme Abdulfetai që në moshë të vogël prodhon litarët për nevojat bujqësore të vendit tonë.

“Kjo është në makinë dore, dhe është mbi 200 vjet e vjetër, sa tela të vendosni sa e do trashësinë ashtu e bën. Kjo është nga stërgjyshi im nuk e di as unë, është e vjetër, as nuk prishet”, tha Abdulfeta Zeqiroski- Zanatçi.

Ai fillimisht zanatin e ka marrë nga nëna e tij, zanat ky nga i cili siç thotë ai, ata kanë ndërtuar shtëpi dhe kanë mbajtur familje.

“Nga kjo punë prindërit ndërtuar edhe shtëpi , çdo gjë por tani nuk ka. (ngjitje 00:48) Më beso unë jam i fundit më”, u shpreh Abdulfeta Zeqiroski- Zanatçi.

Abdulfetai thotë askush nuk është i interesuar ta marrë këtë zanatë sepse nuk ka punë sa duhet, nuk të bie përfitime të mëdha.

“Më parë kemi pasur shumë punë nuk mundeshim as të arrijmë ndërsa tani vetëm për të jetuar sa për bukë siç thuhet, edhe pak ka punë”, theksoi Abdulfeta Zeqiroski- Zanatçi.

Përveç litarëve për nevoja bujqësore ai prodhon edhe gjësende të tjera si serm, mrezha, litar për anije, litar për dru, konop për sintetikë etj etj. Pasi i bën gati disa litarë, Miçoja del dhe i shet në treg, duke pritur mushteri deri në mbrëmje.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...