Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë

A do të konfirmohen apo refuzohen aktakuzat kundër Thaçit e Veselit

Nesër është afati i fundit kur Gjykata Speciale duhet t’i konfirmojë ose t’i refuzojë aktakuzat kundër presidentit Thaçi dhe Kadri Veselit

Avokati Arianit Koci ka thënë se nesër para orës 24:00 Gjykata Speciale duhet të konfirmojë se aktakuza ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, është hedhur poshtë, në të kundërt i bie që ajo është konfirmuar së paku pjesërisht.

“Rregulla 85, pika 5 në mënyrë eksplicite parasheh që gjykata të marrë vendim jo më larg se 6 muaj. Nesër pra është afati i fundit që gjyqtari të marrë vendim. Është e qartë kjo dispozitë ligjore”, ka thënë Koci.

“Janë dy mundësi. Nëse hedhet aktakuza, përfundon procedura ndaj të dyshuarve. Personat që janë të përfshirë janë të dyshuar. Nëse hedhet nesër është afati që të informojnë. Nëse konfirmohet aktakuza, apo pjesërisht në ndonjë pikë, atëherë ata mund të fshehin faktin që është konfirmuar aktakuza deri në momentin kur i kumtohet të dyshuarve në gjyq”, thotë ai.

“Sipas vlerësimit tim, aktakuza është konfirmuar së paku pjesërisht. Patjetër duhet të informohen nesër nëse është hedhur aktakuzë, përndryshe shkelen të drejtat e të dyshuarve”, shtoi ai.

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...